Çdo shoqëri ka pikëpamje të ndryshme për këtë se çfarë është nderi. Nderi është shpesh i lidhur ngushtë me këtë, që një njeri të jetë i pranuar dhe i vlerësuar në shoqëri. Me qëllim që një person të pranohet në shoqëri ai duhet të përmbushë shpesh parashikime të caktuara. Nëse një person nuk i përmbush këto parashikime, kjo kuptohet shpesh si cenim i nderit vetjak ose të familjes.
Nëse cenohet nderi i familjes ose do të mund të cenohej, familjet e përdorin nganjëherë fuqinë e tyre, me qëllim që të shpëtojnë ose rivendosin nderin e familjes. Familjet përdorin edhe dhunë për këtë. Anëtarët e familjes mendojnë, se ata me anë të kësaj dhune do të rivendosin nderin e personit dhe të familjes. Kjo emërtohet si dhunë në lidhje me nderin.
Në Gjermani është e ndaluar çdo formë dhune kundrejt njerëzve të tjerë. Prandaj është po ashtu e ndaluar me ligj dhe dënohet dhuna në lidhje me nderin. Edhe nëse dikush mendon se një person paska cenuar nderin e tij ose të saj ose nderin e familjes.
Në Gjermani nuk është një cenim i nderit, nëse, për shembull, një person
- ka marrëdhënie (sekusale) para martesës,
- para martesës nuk është më e virgjër,
- u përdhunua (përdhunimi është në Gjermani një vepër penale dhe i ndaluar me ligj),
- është larguar nga familja për të jetuar në një vend tjetër,
- mbrohet kundër një martese të aranzhuar,
- sillet ndryshe sesa si e do familja, për shembull, nuk shkon pas shkollës menjëherë në shtëpi,
- vishet ndryshe, sesa si e do familja këtë,
- nuk dëshiron të jetë më bashkë me bashkëshorten/bashkëshortin dhe do të largohet nga ajo ose ai,
- lë të bëhet një ndërprerje e shtatzënisë.
Format e dhunës në lidhje me nderin
Në shumë shoqëri burrat kanë më tepër liri dhe fuqi se gratë. Rolet e burrave dhe grave (rolet sipas gjinive) janë shumë të ndryshme. Prandaj janë më tepër gratë viktima të dhunës në lidhje me nderin.
Dhuna në lidhje me nderin mund të ketë shumë forma, për shembull:
- Kontroll: Vajza ose gruaja mbikëqyret nga anëtarët e familjes dhe nuk lejohet të dalë me shoqet/shokët ose të ushtrojë sport.
- Dënim fizik: Vajza ose gruaja shkelmohet ose goditet.
- Dënim psikologjik: Vajza ose gruaja fyhet ose kërcënohet, anëtarët e tjerë të familjes nuk flasin më me të, nuk e shohin më atë dhe e injorojnë praninë e saj.
- Vajza ose gruaja martohet kundër dëshirës së saj (martesa me detyrim).
- Vajza ose gruaja detyrohet të kryejë vetëvrasje.
- Vajza ose gruaja vritet nga një anëtar tjetër i familjes.
Nganjëherë përjetojnë edhe burrat dhunë në lidhje me nderin, për shembull nëse ata janë homoseksualë ose nëse ata nuk janë dakord me një martesë të aranzhuar.
Dhuna mund të ushtrohet nëpërmjet më tepër se një anëtari të familjes. Autorët janë në shumicën e rasteve burra dhe rrallë gra. Nganjëherë është partnerja/partneri një person që ushtron dhunë.
Kërkoni ndihmë
Nëse ju jeni viktimë e dhunës në lidhje me nderin ose kini frikë nga kjo, kërkoni ndihmë:
- Flisni me dikë, të cilit ju i besoni.
- Nëse ju shkoni në shkollë, mund t’iu drejtoheni mësueseve/mësuesve, të cilët mund t’ju ndihmojnë më tej. Flisni mbi frikën tuaj nga dhuna. Tregoni me saktësi, nga se kini frikë. Atëherë mësuesja/mësuesi juaj mund t’ju ndihmojë juve më mirë.
- Drejtohuni tek organizata të specializuara ose vende këshillimi, të cilat mund t’ju ndihmojnë. Për shembull ”Terre des Femmes”.
- Drejtohuni tek policia. Flisni mbi dhunën. Tregoni me saktësi, çfarë ndodh me ju. Atëherë policia mund t’ju ndihmojë.
جوامع مختلف در مورد معنای شرف و آبرو نظرات متفاوتی دارند. بسیاری از اوقات شرف و آبرو ارتباط مستقیمی با پذیرش و ارزشمندی فرد در جامعه دارد. غالباً باید شخص انتظارات مشخصی را برآورده کند تا پذیرفته شود. اگر کسی این انتظارات را برآورده نکند، این امر به عنوان از دست رفتن آبروی خود یا خانواده اش درک میشود.
خانواده ها گاهی در صورت از دست رفتن آبروی خانواده یا احتمال آبروریزی، از قدرت خود استفاده میکنند تا شرف و آبروی خود را نجات دهند یا دوباره به دست آورند. خانواده ها برای این کار خشونت هم میورزند. اعضای خانواده فکر میکنند با اِعمال خشونت، آبرو و شرف شخص یا خانواده دوباره به دست می آید. چنین رفتاری خشونت ناموسی نامیده میشود.
درآلمان اعمال هرگونه خشونتی نسبت به دیگران ممنوع است. به همین دلیل خشونت ناموسی هم مطابق قانون ممنوع است و مجازات میشود حتی اگر کسی فکر کند که شخصی شرافت و آبروی او یا آبروی خانواده را جریحه دار کرده است.
اگر کسی در آلمان مثلاً کارهای زیر را انجام دهد، به معنای از دست رفتن شرف و آبروریزی نیست:
- قبل از ازدواج رابطه (جنسی) داشته باشد،
- قبل ازازدواج باکره نباشد،
- مورد تجاوزجنسی قرار گرفته باشد (تجاوزدر آلمان جرم کیفری و مطابق قانون ممنوع است)،
- خانواده را ترک کرده باشد، تا جای دیگری زندگی کند،
- حاضر نشود تن به ازدواج سنتی و از پیش ترتیب داده شده بدهد،
- رفتارش مطابق خواسته خانواده نباشد، مثلاً بعد از مدرسه بلافاصله به خانه نرود،
- لباسی که مطابق نظر خانواده است، نپوشد،
- نخواهد به رابطه اش با شریک (پارتنر) خود ادامه دهد و او را ترک کند،
- بخواهد سقط جنین کند.
انواع خشونت ناموسی
در بسیاری از جوامع مردها بیش از زنان آزادی و قدرت دارند. نقش مرد و زن (نقشهای جنسیتی) خیلی متفاوت است. به این دلیل معمولاً زنان قربانی خشونت ناموسی میشوند.
خشونت ناموسی ممکن است اشکال مختلفی داشته باشد، برای مثال:
- کنترل کردن: دختر و یا زن تحت نظارت افراد خانواده قرار دارد و اجازه ندارد با دوستان دختر و پسرش بیرون برود یا ورزش کند.
- مجازات بدنی: دختر یا زن مورد ضربه و لگد قرار میگیرد.
- مجازات روانی: دختر یا زن مورد توهین یا تهدید قرار میگیرد، اعضای دیگر خانواده با او حرف نمیزنند، نگاهش نمیکنند و وجودش را ندیده میگیرند.
- دختر یا زن بر خلاف میلش وادار به ازدواج میشود (ازدواج اجباری).
- دختر یا زن مجبور میشود خودکشی کند.
- دختر یا زن توسط یکی از افراد خانواده کشته میشود.
گاهی نیز مردها مورد خشونت ناموسی قرارمیگیرند، مثلاً در صورتی که همجنسگرا باشند یا با یک ازدواج سنتی از پیش ترتیب داده شده، موافق نباشند.
ممکن است خشونت توسط بیش از یک عضو خانواده انجام شود. مرتکبین معمولاً مرد هستند و در موارد معدودی زن. گاهی هم خشونت از طرف شریک (پارتنر) شخص انجام میشود.
کمک گرفتن
اگر قربانی خشونت ناموسی هستید یا میترسید مورد خشونت ناموسی قرار بگیرید، کمک بگیرید:
- با شخصی که مورد اعتماد شماست صحبت کنید.
- اگر به مدرسه میروید، میتوانید با معلمتان صحبت کنید که میتواند به شما کمک کند. در مورد ترس خود از خشونت صحبت کنید. دقیقاً شرح بدهید که از چه چیزی میترسید. در اینصورت معلمتان بهتر میتواند به شما کمک کند.
- به سازمانهای تخصصی یا مراکز مشاوره مراجعه کنید تا به شما کمک کنند. به عنوان مثال به سازمان Terre des Femmes (سرزمین زنان).
- به پلیس مراجعه کنید. در مورد خشونت صحبت کنید. دقیقاً بگوئید که چه اتفاقی برایتان افتاده است. در اینصورت پلیس بهتر میتواند به شما کمک کند.