Një martesë është bashkimi zyrtar midis dy njerëzve. Me qëllim që të njihet nga ligji, një martesë duhet të përmbushë disa kushte.
Disa njerëz martohen nga dashuria. Të tjerët martohet për arsye praktike apo materiale, për shembull: avantazh financiar, pushtet, status ose për të pasur fëmijë. Martesa mund të organizohet ose të zhvillohet sepse të dy partnerët dëshirojnë të martohen.
Nëpërmjet një martese të dy marrin përsipër një detyrim.
Martesë e rregulluar
Në një martesë të rregulluar, prindërit ose pjesëtarë të tjerë të familjes zgjedhin personin me të cilin do të martohet fëmija i tyre ose i afërmi i tyre i ri. Si burrat edhe gratë mund të martohen.
Të rinjtë mund të vendosin më shpesh nëse duan të martohen ose jo, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Sipas ligjit në Evropë ju nuk mund të martoheni me dikë, me të cilin ju nuk dëshironi të martoheni. Një martesë me detyrim ndalohet me ligj. Secili ka të drejtën ta zgjedhë vetë partneren/partnerin e tij/saj. Nëse ju nuk doni të martoheni me partnerin/partneren i cili/e cila është zgjedhur për ju, flisni për këtë me dikë që ju mund ta besoni ose kërkoni ndihmë profesionale.
Në shumë shtete evropiane njerëzit në një marrëdhëniehomoseksuale (të të njëjtës gjinie) martohen gjithashtu.