SQShqip – Njerëzit me HIV dhe SIDA – Veçoritë ligjore

Asnjë diskriminim

Në Gjermani është i ndaluar veçimi i njerëzve të tjerë  – edhe njerëzit me HIV dhe SIDA nuk duhet të veçohen. Në rast se ju keni HIV ose SIDA dhe dikush iu diskriminon për këtë arsye, atëherë ju mund të kërkoni ndihmë psh. tek agjensitë kundër diskriminimit tek „Deutsche AIDS-Hilfe“:

Informimi i njerëzve të tjerë

Në qoftë se ju keni HIV ose SIDA, është e drejta juaj që të vendosni vetë, se cilin do të informoni rreth kësaj.

Por ju gjithësesi duhet të flisni rreth kësaj me mjeken ose mjekun tuaj.

  • Sepse vetëm kështu, mjekia ose mjeku mund të vlerësojë, nëse sëmundja që ju keni, ka të bëjë me infeksionin HIV, dhe mund t´ju kurojë më mirë.
  • Në rast se ju merrni ilaçe kundër HIV, atëherë këtë duhet ta dijnë të gjithë mjekët tuaj, në mënyrë që, për sëmundje të tjera, ata t´ju japin ilaçe, të cilat u përshtaten ilaçeve për HIV.

Parimisht, mjekia ose mjeku nuk duhet t´i tregojë askujt, që ju keni HIV,  nëse ju këtë gjë nuk e dëshironi. Madje as Zyrës së Punës, Zyrës për të Huajt, punëdhënësit, policisë, prokurorisë, ose familjes tuaj, etj.

266 privacy 01 0

HIV dhe sigurimi

Në rast se ju keni HIV dhe bëni një siguracion, në të cilin pyetet, se çfarë sëmundjesh ju keni, ju duhet të thoni të vërtetën. Nëse gënjeni, atëherë kontrata është e pavlefshme. Në këtë rast ju nuk keni të drejtë për marrjen e shërbimeve nga ky siguracion, dhe paratë që ju keni paguar, nuk do t ´ju kthehen.

Në rast se ju jeni me HIV pozitiv, në Gjermani ju parimisht mund të punoni si të gjithë njerëzit e tjerë, edhe psh. në përkujdesjen e të sëmurëve, e njerëzve të moshuar, e fëmijëve dhe të miturve, si dhe në përpunimin e ushqimeve etj.

Sepse HIVnuk është ngjitës në jetën e përditshme të punës. 

208 hiv geen transmissie hand schudden

Të aplikosh për një vend pune

Gjatë bisedës së aplikimit për punë, punëmarrësi ka të drëjtë t´ju drejtojë pyetje, të cilat janë të rëndësishme për punën që ju do të ushtroni. Në rast se këtyre pyetjeve ju do t´i përgjigjeni qëllimisht në mënyrë të pasaktë, atëherë punëdhënësi ka të drejtë, që për këtë arsye t´ju pushojë nga puna më pas.  

Ju nuk jeni i deytruar t´i thoni punëdhënësit që keni HIV, në rast se kjo gjë nuk është e rëndësishme për punën. Në rast se ju i keni treguar shefes ose shefit tuaj, që keni HIV, shefia ose shefi juaj nuk ka të drëjtë që t´ia thotë këtë gjë kolegëve tuaj të punës, nëse ju këtë gjë nuk e dëshironi.

Ju po ashtu nuk jeni i detyruar të bëni testin HIV, nëse nuk dëshironi. Kjo vlen edhe në rast se punëdhënësi juaj ju thotë, që ju duhet ta bëni atë.

Në rast se ju keni HIV dhe kjo sëmundje kurohet mirë nga një mjeke ose një mjek, atëherë ju normalisht nuk jeni më shpesh sëmurë, sesa njerëzit pa HIV.

Pushimi nga puna

Në rast se ju do të pushoheni nga puna, për shkak se ju keni HIV, ju mund të mbroheni ndaj kësaj dhe të shkoni tek një avokat. Në Gjermani është e ndaluar që të pushosh dikë nga puna, vetëm se ai ka HIV.

ENEnglish – People with HIV and AIDS & the Law

No discrimination

It is forbidden in Germany to segregate other people - even people with HIV and AIDS. If you have HIV or AIDS and someone discriminates against you because of this, you can get help, for example from the Anti-Discrimination Agency of German AIDS Help (Deutsche AIDS-Hilfe):

Telling other people

If you have HIV or AIDS, in Germany you have the right to decide whom you want to tell.

However, you should always tell your doctors,

  • as they can then judge whether a disease that you have is related to HIV and so treat you better.
  • If you are taking medication for HIV, you must inform all of your doctors in order that the medication they give you for other diseases is suitable to coincide with the HIV medication.

In principle, your doctor is never permitted to tell anyone without your permission that you have HIV. This includes even the Jobcentre (Arbeitsamt), foreigner registration offices, your employer, the police, the prosecutor's office, your family etc.

266 privacy 01 0

HIV and insurance

If you have HIV and take out insurance, and in the process are asked if you have any diseases, you must tell the truth. If you lie, the contract is invalid. This will leave you with no entitlement to the insurance services and you will not receive back the money that you have already paid.

If you are HIV positive, in principle your entitlement to work in Germany is exactly the same as any other person's, even in the fields of nursing, geriatric care, childcare and youth welfare, or in food processing etc.

HIV cannot be transmitted in everyday working life.

208 hiv geen transmissie hand schudden

Applying for a job

In a job interview, the employer is entitled to ask you questions that are important for the work that you would be doing. If you deliberately answer these questions incorrectly, the employer can fire you at a later date because of this.

You do not have to tell the employer that you have HIV if it is not important in relation to the job. If you tell your boss that you have HIV, it does not permit your boss simply to tell your colleagues without your permission.

You also do not have to take a HIV test if you do not want to, even if the employer tells you that you have to.

If you have HIV and your condition is treated well by a doctor, you will normally not get ill more often than a person without HIV.

Dismissal

If you are fired because you have HIV, you can fight against this and get a lawyer involved. It is forbidden in Germany to fire someone simply because s/he has HIV.