SQShqip – Martesa dhe partneriteti jetësor

Në Gjermani të gjithë njerëzit kanë drejtë të zgjedhin lirisht, po qe se ata martohen, me kë do të martohen dhe kur duan të martohen. Kjo vlen edhe për çiftehomoseksualë.

Nga mosha 18 vjeç lejohet të martoheni pa miratimin e prindërve.

241 huwelijk hetero

Një martesë duhet të lidhet para një zyre të gjendjes civile. Nëse partnerja/partneri nuk vjen nga Gjermania, atëherë në zyrën e gjendjes civile zhvillohet para kësaj një bisedë konsultimi.

Një çift mund të martohet edhe me një ceremoni fetare, për shembull nga një priftëreshë/prift ose një imam. Por pas një ceremonie të tillë ende nuk quhesh në Gjermani i martuar zyrtarisht.

Same sex marriage 0

Përjashtime

Një martesë nuk është e mundur, nëse:

  • Ju ose partnerja juaj/partneri juaj jeni tashmë të martuar me një person tjetër. Në Gjermani është e lejuar martesa në të njëjtën kohë vetëm me një person.
  • Ju ose partnerja juaj/partneri juaj u detyruat për një martesë.
  • Ju ose partnerja juaj/partneri juaj doni të martoheni vetëm për faktin, që ju ose partnerja juaj/partneri juaj të lejoheni të qëndroni në Gjermani.
  • Ju ose partnerja juaj/partneri juaj keni lidhje të ngushta farefisnore. Një martesë ndërmjet të afërmve të ngushtë është për shembull, kur motrat dhe vëllezërit martohen me motrat dhe vëllezërit e tyre, kur prindërit martohen me fëmijët e tyre ose gjyshërit dhe gjyshet martohen me mbesat apo nipërit e tyre.

Të drejta dhe detyrime të reja

Nga martesa rezultojnë për të dy bashkëshortët të drejta dhe detyrime të reja. Për shembull:

  • Në një martesë të dy partneret/partnerët janë të detyruar që të përkrahin dhe të përkujdesen për njëri-tjetrin.
  • Nëse partnerja juaj/partneri juaj vdes, atëherë ju keni të drejtë që të merrni një pjesë të pasurisë dhe/ose të të hollave. Nëse partnerja juaj/partneri juaj ka vdekur dhe ju keni pyetje, pyesni tek një vend këshillimi për ndihmë.
  • Në Gjermani bashkëshortët mund të kenë një sigurim të përbashkët shëndetësor. Kjo është e mundur, nëse një nga të dy partneret/partnerët nuk punon ose fiton shumë pak të holla. Në rast se ju keni nevojë për më shumë informacione, pyesni tek një vend këshillimi për ndihmë. 
  • Në rast së bashkëshortja juaj/bashkëshorti juaj jeton jashtë shtetit, ky person ka të drejtë që të vijë tek ju në Gjermani dhe të jetojë këtu së bashku më ju. Kjo është e mundur vetëm nëse ju vetë keni të drejtë të qëndroni në Gjermani përgjithmonë dhe nëse ju keni të holla të mjaftueshme, për tu përkujdesur për partneren/partnerin tuaj. Bashkëshortja/bashkëshorti, i cili do të vijë në Gjermani, duhet të tregojë, që ajo/ai flet pak gjermanisht. Atëherë bashkëshortes suaj/bashkëshortit tuaj i jepet leja e qëndrimit për në Gjermani dhe ka të drejtë edhe të punojë këtu në Gjermani. Kjo vlen edhe për çiftelesbike dhe gay në një partneritet të jetës.
  • Edhe pas martesës mjeket/mjekët nuk lejohet t´i japin informacione personale rreth jush ose shëndetit tuaj bashkëshortes suaj/bashkëshortit tuaj, nëse ju nuk e doni këtë.

Një martesë, e cila është lidhur jashtë shtetit dhe është e vlefshme në atë vend, është e vlefshme edhe në Gjermani.

Vetëm çifti vendos

Ndonjëherë vendosin persona të tjerë, me kë duhet të martoheni ju. Kjo gjë në Gjermani nuk është e zakonshme. Por kjo gjë nuk është e ndaluar më ligj, në rast së të dy partneret/partnerët e dëshirojnë këtë martesë.

Një martesë kundër dëshirës suaj ose kundër dëshirës së partneres suaj/partnerit tuaj është e ndaluar në Gjermani. Edhe tentativa e detyrimit të personave për të lidhur martesë, është e ndaluar. Po ashtu nuk lejohet, që ju ose partnerja juaj/partneri juaj te çoheni jashtë shtetit, më qëllim që të detyroheni për të lidhur një martesë. Në rast se ju do të detyroheni ose jeni detyruar të lidhni martesë, atëherë drejtohuni një vendi këshillimi.

Njerëz, të cilët detyrojnë të tjerët për të lidhur një martesë, dënohen. Në rast se ju jetoni tashmë në një martesë të tillë, partnerja juaj/partneri juaj nuk do të dënohen dhe martesa juaj mbetet e vlefshme. Por ju dhe/ose partnerja juaj/partneri juaj mund ta përfundoni këtë martesë. Në rast se ju dhe/ose partnerja juaj/partneri juaj dëshironi ta përfundoni këtë martesë, pyesni tek një vend këshillimi për ndihmë.

Bashkëjetesa, pa u martuar

Një marrëdhënie para martesës dhe një marrëdhënie dashurie me një partnere/një partner tjetër gjatë martesës, nuk është e ndaluar në Gjermani dhe askush nuk dënohet më ligj për këtë veprim. 

Ndonjëherë ky veprim nuk pranohet në familje dhe disa anëtarë të familjes duan që t´i dënojnë këto vajza të reja ose djem të rinj me dhunë fizikë ose madje me vdekje. Nëse besoni, se edhe ju ndodheni në një situatë të tillë të rrezikshme, atëherë shkoni tek një vend këshillimi ose direkt në polici.

FAفارسی – ازدواج و شراکت زندگی ثبت شده

در آلمان هر کسی مجاز است آزادانه انتخاب کند که آیا میخواهد ازدواج کند، با چه کسی و چه زمانی میخواهد ازدواج کند. این امر در مورد زوجهایهمجنسگرا هم صادق است. 

از سن هجده سالگی میتوانید بدون اجازه پدر و مادرتان ازدواج کنید.

241 huwelijk hetero

ازدواج باید در اداره ثبت احوال انجام شود. در صورتی که یکی از دو همسر آلمانی نباشد، قبل از ازدواج، در اداره ثبت احوال جلسه مشاوره رایگان برگزار میشود.

اجرای عقد ازدواج یک زوج میتواند مطابق مراسم مذهبی، توسط مثلاً یک کشیش یا امام انجام شود. اما در آلمان انجام این مراسم، به معنای ازدواج رسمی نیست.

Same sex marriage 0

موارد استثنا

ازدواج در موارد زیر امکانپذیر نیست:

  • وقتی که شما یا شریکتان (پارتنرتان) با شخص دیگری نیز ازدواج کرده باشد. در آلمان نمیتوانید به طور همزمان با دو نفر ازدواج کرده باشید بلکه همیشه فقط میتوان یک همسر داشت. 
  • شما یا شریکتان (پارتنرتان) مجبور به ازدواج شوید. 
  • شما یا شریکتان (پارتنرتان) فقط به این دلیل ازدواج کنید که شما یا شریکتان (پارتنرتان) مجاز باشد در آلمان بماند.
  • شما یا شریکتان (پارتنرتان) فامیل نزدیک باشید. ازدواج با فامیل نزدیک مثلاً در صورتی است که خواهر با برادر، والدین با فرزندان و یا آنکه پدربزرگ یا مادر بزرگ با نوه های خود ازدواج کنند.   

حقوق و وظایف جدید

زن و شوهر، پس از ازدواج دارای حقوق و وظایف جدیدی میشوند مانند:

  • زن و شوهر، هر دو مسئولند به طور متقابل از یکدیگر حمایت و به همدیگر رسیدگی کنند.
  • در صورتی که شریکتان (پارتنرتان) فوت کند، حق دارید بخشی از دارائی و/ یا پولش را دریافت کنید. درصورتی که پس از فوت شریکتان (پارتنرتان) سؤالی برایتان پیش آمد، از یکی از مراکز مشاوره کمک بگیرید.
  • در آلمان، زن و شوهر میتوانند بیمه خدمات درمانی مشترکی داشته باشند. این امر در صورتی ممکن است که یکی از دو طرف شاغل نباشد یا درآمد کمی داشته باشد. در صورت نیاز به اطلاعات بیشتر، از یک مرکز مشاوره کمک بگیرید.
  • اگر همسرتان در خارج از آلمان زندگی کند، حق دارد به آلمان بیاید و با شما زندگی کند. این امر فقط در صورتی ممکن است که اجازه اقامت دائم در آلمان و درآمد کافی جهت تأمین مالی همسرتان داشته باشید. همسری که به آلمان می آید، باید نشان دهد که کمی به زبان آلمانی آشنایی دارد. در صورت فراهم بودن این شرایط، اجازه اقامت در آلمان صادر میشود و همسر میتواند در آلمان کار هم بکند. این امر برای زوجهایهمجنسگرایی که به طور مشترک زندگی میکنند نیز صادق است.
  • پزشک  بعد از ازدواج نیز مجاز نیست، در صورتی که مایل نباشید، اطلاعات شخصی در باره شما یا وضع سلامت شما در اختیار همسرتان قرار دهد.

ازدواجهای انجام شده درخارج از کشور آلمان، در صورتیکه در کشور محل عقد، معتبر باشد، در آلمان نیز به رسمیت شناخته میشود.

فقط زوج، تصمیم گیرنده است

گاهی اشخاص دیگری تصمیم میگیرند شما با چه کسی ازدواج کنید. این کار در آلمان مرسوم نیست اما اگر هر دو طرف راضی به این ازدواج باشند، ممنوع نیست.

در آلمان، ازدواج بر خلاف میل شما و یا برخلاف میل همسرتان ممنوع است. تلاش به وادار کردن افراد به ازدواج، هم ممنوع است. کسی اجازه ندارد شما یا شریکتان (پارتنرتان) را به خارج از کشور آلمان ببرد تا در آنجا مجبور به ازدواج شوید. اگر کسی میخواهد شما را وادار به ازدواج کند و یا وادار به ازدواج کرده است، به یک مرکز مشاوره مراجعه کنید.

اشخاصی که دیگران را وادار به ازدواج کنند، مجازات میشوند. اگر شما به این صورت ازدواج کرده باشید، خودتان و یا همسرتان مجازات نمیشوید و ازدواج برقرار میماند. اما شما و/ یا همسرتان در صورت تمایل میتوانید به این ازدواج پایان دهید. اگر شما یا همسرتان مایل به پایان دادن به ازدواج هستید، از یک مرکز مشاوره کمک بگیرید.

زندگی مشترک بدون ازدواج

در آلمان داشتن رابطه قبل از ازدواج و داشتن رابطه عشقی یک زن شوهردار یا یک مرد زندار با شخص دیگر، ممنوع نیست و هیچکس به این دلیل به طور قانونی مجازات نمیشود.

گاهی این نوع رفتار در خانواده پذیرفته نمیشود و بعضی از افراد خانواده میخواهند این زنان یا مردان را مجازات بدنی کنند و یا حتی به قتل برسانند. اگر فکر میکنید که در چنین وضعیت خطرناکی هستید به یک مرکز مشاوره و یا مستقیماً به پلیس مراجعه کنید.