Në Gjermani çdo grua dhe çdo burrë ka të drejtë që të informohet tek një gjinekologe ose një gjinekolog, tek një agjensi konsultimi ose në internet rreth mjeteve kontraceptive.
Ka
- mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i blini pa recetë
- mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i blini vetëm me recetë
- mjete kontraceptive, të cilat ju mund t´i merrni tek gjinekologu ose gjinekolgia
Mjete kontraceptive pa recetë
Ka mjete kontraceptive, të cilat të rriturit në moshë dhe të rinjtë në moshën 14 vjeçare e lartë, mund t´i blejnë pa recetë. Kjo do të thotë, nuk është e nevojshme që ata të shkojnë më parë tek mjeku, për të mund të blerë këto mjete kontraceptive.
Këto mjete kontraceptive ju mund t´i blini në farmaci pa recetë:
- Prezervativ: Prezervativët mund të blihen në farmaci, dyqanet e produkteve kozmetike, supermarkete, në pikat e karburantit ose në internet. Kini kujdes blerjen e madhësisë së duhur. Dhe kini kujdes, që paketimi të mos jetë i dëmtuar ose prezervativi të mos jetë i vjetër.
- Diafragma: Gjinekologia ose gjinekologu mat fillimisht madhësinë e duhur dhe të përshtatshme të diafragmës për një grua. Në rast se ju e dini madhësinë e duhur të diafragmës që iu nevojitet, atëherë ju mund ta blini atë në farmaci pa recetë. Ka Diafragma edhe në madhësi unitare, të cilat u përshtaten shumë grave.
- Prezervativ femëror: Prezervativet femërorë ju mund t´i blini në farmaci ose në internet.
Mjete kontraceptive me recetë
Ka mjete kontraceptive hormonale, për të cilat nevojitet një recetë nga mjeku, për shkak se jo çdo grua ndihet mirë me mjetet kontraceptive hormonale. Për këtë arsye ju duhet të shkoni rregullisht për vizitë tek gjinekologia apo gjinekologu juaj, nëse përdorni mjete kontraceptive hormonale.
Mjetin kontraceptiv ju mund ta blini në farmaci me recetë.
Për këto mjete kontraceptive iu nevojitet një recetë nga një mjeke ose një mjek:
Mjetet kontraceptive, të cilat ju mund t´i merrni direkt tek gjinekologia ose gjinekologu
Ka mjete kontraceptive, të cilat ju nuk mund t´i blini në farmaci. Këto mjete kontraceptive ju i merrni direkt tek gjinekologia ose gjinekologu:
- Spirale hormonale
- Spirale me bakër
- Injeksion kontraceptiv tre mujor
- Implant kontraceptiv
Shpenzimet
Nën rrethana të caktuara, agjensitë e sigurimeve shëndetësore paguajnë disa lloje mjetesh kontraceptive.
Këto paguhen:
- Nëse mjeku iu shkruan në recetë pilulën kontraceptive, për kurimit e sëmundejeve të lëkurës (psh. aknet), atëherë atë e paguan agjensia e sigurimit shëndetësor.
- Nëse ju jeni nën moshën 22 vjeçare dhe blini një mjet kontraceptiv me recetë, atëherë atë e paguan agjensia e sigurimit shëndetësor. Mbi moshën 18 vjeçare ju duhet të paguani një shumë të vogël për recetën.
Këto nuk paguhen:
- Prezervativët dhe mjetet e tjera kontraceptive pa recetë ju duhet t´i paguani vetë.
- Nëse jeni mbi moshën 22 vjeçare dhe blini një mjet kontraceptiv me recetë, ju atë duhet ta paguani vetë.
Kufizimet e moshës
Tek vajzat nën moshën 14 vjeçare, gjinekologut ose gjinekologes i duhet dakordimi i prindërve, për të mund t´i shkruajtur gruas një recetë me pilulën kontraceptive ose me mjete të tjera kontraceptive.
Grave në moshën 15 vjeçare e lartë, shumë gjinekologë ose gjinekologe u japin një recetë me pilulën kontraceptive ose me mjete të tjera kontraceptive, edhe pa lejen e prindërve, në rast se gjinekologu ose gjinekologia është e mendimit, se ato mund të vendosin vetë.
Grave të reja në moshën 16 vjeçare e lartë, gjinekologu ose gjinekologia mund t´ju japë një recetë me mjete kontraceptive. Prindërit ose partneri e tyre nuk duhet të informohet rreth kësaj. Sepse në Gjermani ekziston një detyrim mjeksor i mbajtjes sekret. Mjekia/mjeku mund të bisedojë me të tjerët rreth trajtimit tuaj mjeksor, vetëm nëse ju e lejoni këtë gjë.
Në procesin e kontracepsionit marrin pjesë gjithmmonë dy vetë. Bisedimi rreth tij me partnerin/partneren mund të krijojë besim tek ju. Të dy partnerët kanë të drejtë, që të vendosin rreth kontracepsionit. Asnjë njeri nuk ka të drejtë që të detyrojë partnerin ose partneren për metodën e kontracepsionit.
In Germany, every man and woman is entitled to information about the various contraceptives from a gynaecologist, at a counselling centre or on the internet.
There are
- contraceptives that you can buy without a prescription
- contraceptives that you can only buy with a prescription
- contraceptives that you are given directly by your gynaecologist
Contraceptives not requiring a prescription
There are contraceptives which adults and young people from 14 years of age can buy without a prescription. This means that you can buy these contraceptives without first visiting a doctor.
You can buy the following contraceptives from pharmacies without a prescription:
- Condoms: You can buy condoms from pharmacies, health and beauty retailers, supermarkets, petrol stations and online. Make sure that you buy the right size, that the packaging is not broken and that the condom is not too old.
- Diaphragms: your gynaecologist will measure the right, suitable size of diaphragm for you. When you know the right size for you, you can buy the diaphragm from a pharmacy without a prescription. There are also diaphragms that are one-size-fits-all, which fit many women.
- Female condom: you can buy female condoms from pharmacies and online.
Contraceptives requiring a prescription
There are hormonal contraceptives for which you require a prescription from your doctor, as not every woman tolerates hormonal contraceptives well. Therefore, you must visit your gynaecologist for regular check-ups if you are using hormonal contraceptives.
Once you have a prescription, you can buy the contraceptive from a pharmacist.
You need a prescription from your doctor to buy the following contraceptives:
- pill
- mini pill
- vaginal ring
- contraceptive patch
Contraceptives that you are given directly by your gynaecologist
There are contraceptives that you cannot buy yourself from a pharmacist. These contraceptives are given to you directly by your gynaecologist:
- hormonal intrauterine device
- copper intrauterine device
- contraceptive injection
- contraceptive implant
Costs
Some contraceptives are covered by health insurance providers under certain conditions.
The cost is covered:
- If your doctor prescribes you the pill in order to treat a skin condition (e.g. acne), it is covered by the health insurance provider.
- If you are under 22 and buy a contraceptive with a prescription, it is covered by the health insurance provider. If you are 18 or over, you have to pay a small prescription charge.
The cost is not covered:
- You have to pay for condoms and other contraceptives that do not require a prescription.
- If you are over 22 and buy a contraceptive with a prescription, you have to pay for it yourself.
Age limits
If you are a female, aged 14 or under, your gynaecologist requires the consent of your parents in order to be able to prescribe you the pill or other contraceptives.
If you are a female, aged 15 or over, your gynaecologist may prescribe you the pill or other contraceptives without the consent of your parents if they believe that you are able to decide for yourself.
If you are a female, aged 16 or older, your gynaecologist can prescribe you contraceptives and is not permitted to tell your parents or partner. In Germany, doctors are bound by doctor-patient confidentiality. Your doctor is only permitted to talk to other people about your treatment with your permission.
There are always two people involved in contraception. You can build trust with your partner by talking to him/her about it. Both partners have the right to decide about contraception. No one has the right to force a partner into using contraception.