Ushqimi
- Hani shëndetshëm: shumë fruta, perime dhe drithëra (patate dhe bukë) si dhe prodhime qumështi (qumësht dhe djathë).
- Hani disa porcione të vogla të shpërndara gjatë ditës në vend të pak vakteve të bollshme. Trupi juaj mund ta tretë atëherë më mirë ushqimin.
Disa prodhime ushqimore, ndotje dhe shtroja e përdorur e maces mund të bartin mikrobe në vete, të cilat janë për fetusin të rrezikshme (rreziku i infektimit me toksoplasmozë dhe listerinë). Prandaj tani janë shumë të rëndësishme duart e pastra dhe prodhimet e pastra ushqimore.
- Mos hani vezë të papërpunuara.
- Mos hani peshk të papërpunuar ose peshk të tymosur.
- Mos hani mish të papërpunuar ose jo të zier mirë.
- Lani duart pasi të keni prerë mishin e papërpunuar.
- Mos hani djathë nga qumështi i papërpunuar dhe mos pini qumësht të papërpunuar.
- Lani shumë mirë frutat dhe perimet e papërpunuara.
- Vishni doreza kur punoni në kopsht ose kur pastroni tualetin e maces. Lani duart pas kësaj.
Pirja
- Pini mjaftueshëm ujë.
- Pini pak kafe, çaj ose kola.
- Mos pini alkool. Alkooli mund të dëmtojë shumë foshnjën tuaj.
Medikamente dhe droga
- Mos merrni asnjë medikament, pa pyetur një mjeke/një mjek.
- Mos pini duhan.
- Mos merrni drogë.
Acidi folik
Merrni gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë vitaminën acid folik. Pyesni në farmaci për këtë. Ju mund të filloni tanimë me marrjen e acidit folik nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Sport dhe kohë jashtë
- Të jeni aktive: ecni, ngitni biçikletën, notoni.
- Pushoni, nëse ju ndiheni e lodhur.
- Rrini larg diellit ose përdorni pajisje mbrojtjeje kundër diellit, kur rrini më gjatë në diell.
Ju mund të keni edhe gjatë shtatzënisë seks.
Bëni një termin tek një mjeke/një mjek ose një mami, me qëllim që të vërtetoni shtatzëninë tuaj. Në kohën që ju jeni shtatzënë, përkujdeset për ju një gjinekologe/gjinekolog ose një mami.
الأكل
- تناولي طعاماً صحياً: الكثير من الفواكه والخضروات والحبوب (البطاطس والخبز) وكذلك منتجات الألبان (الحليب والجبن).
- تناولي عدة وجبات صغيرة موزعة على مدار اليوم بدلاً من تناول عدد قليل من الوجبات الكبيرة. الأمر الذي يمكّن جسمك من هضم الطعام بشكل أفضل.
يمكن أن تحمل بعض منتجات الأطعمة والأوساخ وفَرش القطط المستخدم جراثيماً تُشكل خطراً على الجنين (خطر الإصابة بالتوكسوبلازما والليستيريا). لذلك فإن الحرص على نظافة اليدين والأطعمة أمر هام أثناء الحمل.
- تجنبي تناول البيض النيئ.
- تجنبي تناول السمك النيئ أو المدخن.
- تجنبي تناول اللحم النيئ أو غير تام النضج.
- اغسلي يديكِ بعد تقطيع لحم نيئ.
- تجنبي تناول الجبن المصنوع من الحليب الخام وتجنبي شرب الحليب الخام.
- اغسلي الفواكه والخضراوات النيئة جيداً.
- ارتدي قفازات أثناء العمل في الحديقة أو عند تنظيف فَرش القطط، واغسلي يديكِ بعد ذلك.
الشرب
- اشربي قدراً كافياً من الماء.
- لا تفرطي في تناول القهوة أو الشاي أو الكولا.
- لا تتناولي مشروبات كحولية. الكحول يمكن أن يضر طفلك بشدة.
ممارسة الرياضة وقضاء وقت في الهواء الطلق
- كوني نشيطة: مارسي أنشطة رياضية كالمشي وركوب الدراجة والسباحة.
- احصلي على قسط من الراحة، إذا شعرتِ بالتعب.
- تجنبي التعرض للشمس أو استخدمي كريمات الوقاية عند التعرض للشمس لمدة طويلة.
يمكنك ممارسة الجنس أثناء الحمل أيضاً.
قومي بتحديد موعد مع طبيب أو قابلة لكي تتأكدي من حدوث حمل. أثناء الحمل يقوم طبيب نساء أو قابلة بمتابعة حالتك.