Er zijn verschillende mogelijkheden om het bloed tijdens de menstruatie op te vangen, bijvoorbeeld tampons, maandverband, menstruatie-sponsjes en menstruatiecups.
Maandverband
Een maandverband is een inlegverband dat u draagt in uw slip. Aan de onderzijde zit een plakstrip, zodat het niet verschuift. U kunt maandverband kopen in verschillende maten, vormen en diktes.
Vervang het verband regelmatig, na een paar uur of als het verzadigd is.
Tampon
Een tampon is een klein staafje van katoen met een draadje eraan. De tampon wordt ingebracht in de vagina, de draad hangt uit de vagina. U kunt tampons in verschillende maten kopen.
Vervang de tampon regelmatig, na een paar uur of als deze verzadigd is. Om de tampon te verwijderen, trekt u deze voorzichtig aan het draadje naar buiten.
U kunt kiezen of u tampons of maandverband wilt gebruiken. Bent u bang bent dat uw maagdenvlies zou kunnen scheuren, gebruik dan maandverband.
Menstruatiecup
De menstruatiecup lijkt een beetje op een kelk. Hij bestaat uit medische siliconen of latex. Een menstruatiecup wordt ingebracht in de vagina. De cup absorbeert het bloed niet maar verzamelt het. Verwijder de menstruatiecup, spoel deze af en en plaats hem weer terug.
Menstruatiespons
De menstruatiespons is een natuurproduct. Deze wordt gebruikt als een tampon, dus ingebracht in de vagina. Als de menstruatiespons is volgezogen met bloed, kunt u deze afwassen en opnieuw gebruiken.
Bij pijn
Bij sommige vrouwen is de menstruatie pijnlijk. U kunt de pijn in uw buik of rug verzachten door te ontspannen. U kunt bijvoorbeeld
Geslachtsgemeenschap
Sommige vrouwen willen geslachtsgemeenschap hebben tijdens hun menstruatie, anderen niet. Als u dat wilt, kun u geslachtsgemeenschap hebben tijdens uw menstruatie. Dat leidt niet tot hygiënische problemen.
Për të mbledhur gjakun gjatë ciklit menstrual, ka mundësi të ndryshme, si për shembull tamponë, peceta higjienike, sfungjerë të vegjël menstruacioni dhe kupa menstruacioni.
Peceta higjienike
Një pecetë higjienike është një pecetë e vogël, të cilën ju e mbani në mbathjet tuaja. Ajo ka në pjesën e poshtme një shirit ngjitës që të mos rrëshqasë. Ju mund të blini peceta higjienike në madhësi, forma dhe trashësi të ndryshme.
Ndërrojini rregullisht pecetat higjienike pas disa orësh ose nëse ajo është mbushur plot.
Tamponi
Një tampon është një shufër e vogël prej pambuku me një fije në të. Tamponi futet në vaginë, fija varet nga jashtë vaginës. Ju mund të blini tamponë në madhësi të ndryshme.
Ndërrojeni rregullisht tamponin pas disa orësh ose nëse ai është mbushur plot. Për ta larguar tamponin, tërhiqni me kujdes në fijen jashtë.
Ju mund të zgjidhni, nëse ju përdorni tamponë ose peceta higjienike. Nëse ju shqetësoheni, se mund të çahet cipa e virgjërisë përdorni peceta higjienike.
Kupë menstruacioni
Kupa e menstruacionit duket pak si një gotë. Ajo përbëhet prej silikoni mjekësor ose prej lateksi. Një kupë menstruacioni futet në vaginë. Ajo nuk e thith gjakun por e grumbullon atë. Merreni kupën e menstruacionit, zbrazeni atë, shpëlaheni dhe vendoseni atë përsëri brenda.
Sfungjeri i menstruacionit
Sfungjeri i menstruacionit është një produkt natyror. Ai përdoret si një tampon, pra futet në vaginë. Nëse sfungjeri i menstruacionit është mbushur plot me gjak, ju mund ta lani nga ky dhe ta përdorni prapë.
Në rast dhimbjesh
Tek disa gra cikli menstrual është me dhimbje. Ju mund t’i lehtësoni dhimbjet në bark ose në shpinë, duke pushuar. Ju për shembull mund të
- bëni një banjë të nxehtë ose dush të nxehtë,
- vendosni një jastëk të ngrohtë ose një borsë të ngrohtë mbi barkun ose në shpinë,
- pini çaj qetësues (për shembull çaj kamomili),
- bëni ushtrime sportive ose shtendosjeje,
- pyesni në një farmaci për një medikament të përshtatshëm.
Marrëdhënie seksuale
Disa gra dëshirojnë të bëjnë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual, të tjera jo. Nëse ju e dëshironi këtë, mund të kryeni marrëdhënieseksuale gjatë ciklit menstrual. Kjo nuk çon në probleme tek higjiena.