SQShqip – Të drejtat dhe ligjet: Ndërprerja e shtatzënisë
Nëse ju jeni shtatzënë dhe nuk dëshironi ta vazhdoni shtatzëninë, në Gjermani ju mund të lini të ndërpritet shtatzënia.
Për këtë ka ligje:
- Ndërprerja e shtatzënisë lejohet të kryhet vetëm nga një gjinekologe/një gjinekolog.
- Një ndërprerje e shtatzënisë lejohet parimisht të bëhet vetëm deri në javën e dymbëdhjetë pas fekondimit të vezës.
- Para ndërprerjes së shtatzënisë ju duhet të shkoni në një bisedë këshillimi tek një vend këshillimi (konflikti) shtatzënie. Menjëherë pas bisedës së këshillimit ju merrni një certifikatë këshillimi.
- Certifikata e këshillimit është një dokument. Certifikata e këshillimit tregon, që ju keni qenë tek një vend këshillimi. Certifikata e këshillimit ju nevojitet, me qëllim që gjinekologia/gjinekologu të mund të kryejë ndërprerjen e shtatzënisë.
- Ka edhe vende këshillimi, të cilat nuk lëshojnë certifikata këshillimi: “Karitasi” (Caritas) dhe “Shërbimi social i grave katolike” (Sozialdienst Katholischer Frauen) nuk japin certifikata këshillimi por ato megjithatë këshillojnë rreth temës ‚Konflikti i shtatzënisë”. Vende këshillimin në afërsinë tuaj ju gjeni këtu.
- Gjinekologia/gjinekologu lejohet të kryej ndërprerjen e shtatzënisë së pari 3 ditë pas bisedës së këshillimit, në mënyrë që ju të keni kohë të mjaftueshme për të vendosur.
- Ju jeni 16 vjeçe dhe lart, atëherë ju vendosni vetë, nëse dëshironi të vazhdoni me shtatzëninë apo jo.
- Ju jeni në moshën 14 deri në 16 vjet, atëherë gjinekologia/gjinekologu vlerëson, nëse ju e keni pjekurinë e duhur për të vendosur vetë. Nëse mjekja/mjeku është i mendimit, se ju nuk jeni e pjekur mjaft, atëherë duhet të jenë dakord prindërit tuaj, që ju të kryeni një ndërprerje të shtatzënisë. Prindërit tuaj duhet t’i thonë mjekes/mjekut, se ata janë dakord.
- Ju jeni më pak se 14 vjeçe, atëherë duhet të jenë dakord prindërit tuaj, që ju të kryeni një ndërprerje të shtatzënisë. Prindërit tuaj duhet t’i thonë mjekes/mjekut, se ata janë dakord.
- Askujt nuk i lejohet, t’ju detyrojë të bëni një ndërprerje të shtatzënisë, nëse ju nuk e doni këtë gjë. Por gjithashtu nuk lejohet asnjë grua të detyrohet të vazhdojë shtatzëninë.
Sa kushton një ndërprerje e shtatzënisë
Ndërprerja e shtatzënisë kushton rreth 350 deri në 600 Euro.
Nëse ju nuk keni të holla, kostot mund të merren përsipër. Gjatë këshillimit ju mund të pyesni për këtë.
Kostot në rast të treguesve mjekësorë ose kriminalistikë merren përsipër nga arkat e sigurimit shëndetësor ligjor.
DEDeutsch – Schwangerschaftsabbruch
Wenn Sie schwanger sind und die Schwangerschaft nicht fortsetzen möchten, können Sie die Schwangerschaft abbrechen lassen.
Dafür gibt es Gesetze:
- Ein Schwangerschaftsabbruch darf nur von einer Ärztin oder einem Arzt gemacht werden.
- Mädchen und Frauen haben in der Schweiz die Möglichkeit, eine ungewollte Schwangerschaft in den ersten zwölf Wochen abzubrechen. Das sieht die Fristenregelung vor. Nach Ablauf dieser Frist ist ein Schwangerschaftsabbruch unter bestimmten Voraussetzungen weiterhin möglich.
- Personen, die eine Schwangerschaft abbrechen möchten, haben Anspruch auf Information, Beratung und Unterstützung. Die Beratung ist vertraulich und freiwillig.
- Niemand darf gezwungen werden, eine Schwangerschaft abzubrechen.
Was kostet ein Schwangerschaftsabbruch?
Ab 2027 ist der Schwangerschaftsabbruch in der Schweiz gratis. Auch der Selbstbehalt entfällt.