Prostitucion do të thotë që seksi ofrohet në shkëmbim të parave ose përfitimeve të tjera. Njerëzit, të cilët punojnë në prostitucion, thirren si punëtore/punëtorë të seksit ose si prostituta.
Në Gjermani prostitucioni është i lejuar nën kushte të caktuara
Fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç duhet të mbrohen nga prostitucioni.
- Prostitutat duhet të jenë të paktën 18 vjeç.
- Të rinjtë nën moshën 18 vjeç e kanë të ndaluar të shkojnë në vende ku ka prostitucion, si p.sh. në baret e natës ose në klubet e natës.
- Në afërsi të një shkolle, banese apo vendi tjetër ku ka fëmijët dhe të rinj nën 18 vjeç, prostitucioni është i ndaluar.
- Qytetet dhe komunat mund të specifikojnë zona në të cilat është i ndaluar prostitucioni (zona të mbyllura).
Prostitucioni duhet të jetë vullnetar
Që nga viti 2017 ekziston në Gjermani një ligj për mbrojtjen e prostitutave. Ai ka për qëllim të parandalojë që njerëzit të detyrohen të prostituojnë.
Kush dëshiron të punojë në prostitucion, duhet të regjistrohet në një autoritet. Para regjistrimit, zhvillohet një bisedë. Autoriteti dëshiron të zbulojë me këtë, nëse personi me të vërtetë dëshiron të punojë vullnetarisht si prostitutë.
Kush detyron dikë, të punojë në prostitucion, mund të dënohet. Edhe një bashkëshort/bashkëshorte nuk mund ta detyrojë partneren/partnerin të punojë në prostitucion.
Në Gjermani nuk lejohet askush të detyrohet për prostitucion.
Nëse ju ndodheni në një situatë të tillë, në Gjermani ju keni të drejtë të ndihmoheni. Ju merrni p.sh. ndihmë në numrin falas të telefonit 08000-116 016. Këshilla është në dispozicion në disa gjuhë. Gjatë këshillimit ju nuk jeni të detyruar të thoni emrin tuaj.
Prostitutat në Gjermani kanë të drejta dhe detyrime
Prostitutat kanë të drejtë
- të refuzojnë klientë
- të refuzojnë lloje të seksit (të tilla si seksi oral, seksi anal, etj.) të cilat ata/ato nuk duan t’i bëjnë
- të mbarojnë prostitucionin në çdo kohë, nëse ato e dëshirojnë këtë
Klientët nuk kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e parave nga prostitutat nëse ata nuk ishin të kënaqur me shërbimin.
Prostitutat kanë detyrim
- të regjistrohen në një autoritet para fillimit të veprimtarisë së tyre
- të marrin këshilla shëndetësore të paktën një herë në vit
Regjistrimi duhet të rinovohet çdo dy vjet. Prostitutat nën moshën 21 vjeç duhet ta rinovojnë regjistrimin çdo vit.
Ligji ekziston vetëm që nga viti 2017. Nuk është ende e qartë në të gjitha qytetet se cilat autoritete janë përgjegjëse për regjistrimin dhe këshillimin shëndetësor. Në shumë qytete ka qendra këshillimi ku punëtoret e seksit dhe punëtorët e seksit mund të marrin këshilla për detyrat dhe të drejtat e tyre.
Prostitution means that sex is offered in exchange for money or other benefits. People who work in prostitution are referred to as sex workers or prostitutes.
In Germany, prostitution is allowed under certain conditions
Children and young people under 18 years should be protected from prostitution.
- Prostitutes must be at least 18 years old.
- Young people under the age of 18 are prohibited from going to places where there is prostitution, such as late-night bars or nightclubs.
- Prostitution near a school, apartment or other location where there are children and adolescents under 18 years of age is prohibited.
- Cities and municipalities may specify districts in which prostitution is prohibited (restricted areas).
Prostitution must be voluntary
Since 2017 there has been a prostitute protection law in Germany. It is supposed to prevent people from being forced to prostitute themselves.
Anyone who wants to work in prostitution must register with an authority. Before the registration, a conversation will take place. The agency uses the conversation to find out if the person really wants to work voluntarily as a prostitute.
Anyone who forces someone to work in prostitution can be punished. Even a spouse may not force their partner to work in prostitution.
In Germany, nobody may be forced into prostitution.
If you are in such a situation, you have the right to help in Germany. For example, you can get help at the free phone line 08000-116 016. They can give you advice in several languages. During the consultation you do not have to tell them your name.
Prostitutes have rights and obligations in Germany
Prostitutes have the right
- to refuse customers
- to reject types of sex (e.g., oral sex, anal sex, etc.) that they do not want to do
- to stop prostituting themselves at any time they want
Customers have no right to demand that their money be refunded from the prostitute if they were not satisfied with the service.
Prostitutes have the duty
- to register at a public authority before starting work
- to seek medical advice at least once a year.
Registration must be renewed every two years. Prostitutes under the age of 21 must renew the registration every year.
The law has only existed since 2017. It is not yet clear in all cities which authorities are responsible for registration and health advice. In many cities there are counseling centers where sex workers can receive counseling on their duties and rights.