SQShqip – Prostitucioni / puna e seksit

Prostitucion do të thotë që seksi ofrohet në shkëmbim të parave ose përfitimeve të tjera. Njerëzit, të cilët punojnë në prostitucion, thirren si punëtore/punëtorë të seksit ose si prostituta.

Sex work

Në Gjermani prostitucioni është i lejuar nën kushte të caktuara

Fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç duhet të mbrohen nga prostitucioni.

  • Prostitutat duhet të jenë të paktën 18 vjeç.
  • Të rinjtë nën moshën 18 vjeç e kanë të ndaluar të shkojnë në vende ku ka prostitucion, si p.sh. në baret e natës ose në klubet e natës.
  • Në afërsi të një shkolle, banese apo vendi tjetër ku ka fëmijët dhe të rinj nën 18 vjeç, prostitucioni është i ndaluar.
  • Qytetet dhe komunat mund të specifikojnë zona në të cilat është i ndaluar prostitucioni (zona të mbyllura).

Prostitucioni duhet të jetë vullnetar

Që nga viti 2017 ekziston në Gjermani një ligj për mbrojtjen e prostitutave. Ai ka për qëllim të parandalojë që njerëzit të detyrohen të prostituojnë.

Kush dëshiron të punojë në prostitucion, duhet të regjistrohet në një autoritet. Para regjistrimit, zhvillohet një bisedë. Autoriteti dëshiron të zbulojë me këtë, nëse personi me të vërtetë dëshiron të punojë vullnetarisht si prostitutë.

Kush detyron dikë, të punojë në prostitucion, mund të dënohet. Edhe një bashkëshort/bashkëshorte nuk mund ta detyrojë partneren/partnerin të punojë në prostitucion.

Në Gjermani nuk lejohet askush të detyrohet për prostitucion.

Nëse ju ndodheni në një situatë të tillë, në Gjermani ju keni të drejtë të ndihmoheni. Ju merrni p.sh. ndihmë në numrin falas të telefonit 08000-116 016. Këshilla është në dispozicion në disa gjuhë. Gjatë këshillimit ju nuk jeni të detyruar të thoni emrin tuaj.

Prostitutat në Gjermani kanë të drejta dhe detyrime

Prostitutat kanë të drejtë

  • të refuzojnë klientë
  • të refuzojnë lloje të seksit (të tilla si seksi oral, seksi anal, etj.) të cilat ata/ato nuk duan t’i bëjnë
  • të mbarojnë prostitucionin në çdo kohë, nëse ato e dëshirojnë këtë

Klientët nuk kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e parave nga prostitutat nëse ata nuk ishin të kënaqur me shërbimin.

Prostitutat kanë detyrim

  • të regjistrohen në një autoritet para fillimit të veprimtarisë së tyre
  • të marrin këshilla shëndetësore të paktën një herë në vit

Regjistrimi duhet të rinovohet çdo dy vjet. Prostitutat nën moshën 21 vjeç duhet ta rinovojnë regjistrimin çdo vit.

Ligji ekziston vetëm që nga viti 2017. Nuk është ende e qartë në të gjitha qytetet se cilat autoritete janë përgjegjëse për regjistrimin dhe këshillimin shëndetësor. Në shumë qytete ka qendra këshillimi ku punëtoret e seksit dhe punëtorët e seksit mund të marrin këshilla për detyrat dhe të drejtat e tyre.

ARالعربية – الدعارة / العمل الجنسي

يقصد بالدعارة عرض ممارسة الجنس مقابل الحصول على مال أو مزايا أخرى. ويشار إلى الأشخاص الذين يعملون في مجال الدعارة بممتهني/ممتهنات الجنس أو بائعي/بائعات الهوى.

Sex work

يُسمح في ألمانيا بالدعارة في ظروف معينة

يجب حماية الأطفال والشباب تحت سن 18 سنة من الدعارة.

  • لا يُسمح لمَن دون سن 18 سنة بالعمل في مجال الدعارة.
  • يُحظر على الشباب تحت سن 18 سنة الذهاب إلى الأماكن التي تُمارس فيها الدعارة، مثل الحانات الليلية أو الملاهي الليلية.
  • تُحظر ممارسة الدعارة بالقرب من مدارس أو شقق أو أي مكان آخر يتواجد فيه أطفال أو شباب تحت سن 18 سنة.
  • يجوز لإدارات المدن والبلديات تحديد مناطق معينة تُحظر فيها الدعارة.

يجب أن تكون ممارسة الدعارة طوعية

يوجد في ألمانيا منذ عام 2017 قانون للدعارة. يهدف هذا القانون إلى الحيلولة دون إجبار أي شخص على العمل في مجال الدعارة.

يجب على مَن يرغب في العمل في مجال الدعارة تسجيل نفسه لدى مصلحة حكومية. قبل التسجيل تُجري هذه المصلحة محادثة مع الشخص المتقدم. الهدف من المحادثة هو التحقق من أن الشخص يريد بالفعل طوعاً العمل في الدعارة.

كل من يجبر شخصاً على العمل في الدعارة يمكن أن يتعرض للعقوبة. حتى الأزواج لا يجوز لهم إجبار شريكهم/شريكتهم على العمل في الدعارة.

في ألمانيا يُحظر إجبار أي شخص على ممارسة الدعارة.

إذا حاول أي شخص إجبارك على ذلك، فلديك الحق في ألمانيا في الحصول على المساعدة، مثلاً عن طريق الاتصال برقم الهاتف المجاني التالي: 016 116 08000. حيث يتم تقديم المشورة بعدة لغات. وذلك دون أن يكون عليك ذكر اسمك للجهة المقدمة للمساعدة.

حقوق والتزامات ممتهني الدعارة في ألمانيا

لممتهني/ممتهنات الدعارة الحق في

  • رفض الزبائن
  • رفض أنواع معينة من الجنس (مثل الجنس الفموي، الجنس الشرجي، إلخ) لا يريدون القيام بها
  • التوقف عن الدعارة في أي وقت، إذا أرادوا ذلك

لا يحق للزبائن استرداد المال المدفوع في حالة عدم رضائهم عن الخدمة.

التزامات ممتهني/ممتهنات الدعارة

  • تسجيل نفسهم لدى مصلحة حكومية قبل بدء العمل في الدعارة
  • الحصول على المشورة الصحية مرة واحدة في السنة على الأقل

يجب تجديد التسجيل كل سنتين. ذلك فيما عدا ممتهني/ممتهنات الدعارة تحت سن 21 سنة فعليهم تجديد التسجيل كل سنة.

نظراً لأن قانون الدعارة قد تم وضعه عام 2017، فإنه لم يتضح في جميع المدن بعد أي المصالح الحكومية مسؤولة عن إجراءات التسجيل وتقديم المشورة الصحية. في نفس الوقت يوجد في العديد من المدن مراكز لتقديم المشورة يمكن لممتهني الدعارة فيها الحصول على نصائح وإرشادات فيما يخص واجباتهم والتزاماتهم.