E drejta e konsultimit
Të gjitha gratë dhe burrat, të cilët jetojnë në Gjermani (edhe nën moshën 18 vjeçare) kanë të drejtë të konsultohen pa pagesë tek një agjensi konsultimi. Gjatë konsultimit nuk është e domosdoshme që ju të thoni emrin tuaj.
Ka konsulta për tema të ndryshme, për shembull:
- ndihma të ndryshme (edhe para) gjatë shtatzënisë edhe nëse fëmija ka lindur
- pyetje rreth ligjeve dhe të drejtave
- abortit
Agjensitë e konsultimit janë të njohura nga shteti. Shumë prej këshilluesve flasin përveç gjuhës gjermane edhe gjuhë të tjera.
Në konsultë ju mund të shkoni vetëm ose së bashku me dikë tjetër, tek i cili ju keni besim (për shembull me partnerin/partneren tuaj, me një shoqe, me një shok, me nënën tuaj).
Këshillueseve dhe këshilluesve nuk u lejohet që të flasin me dikë tjetër, rreth asaj që kanë biseduar me ju, nëse ju nuk e dëshironi këtë gjë.
Çdo grua shtatzënë në Gjermani ka të drejtë të vizitohet dhe konsultohet nga një mjeke ose një mjek. Shpenzimet e paguajnë sigurimet shëndetësore. Edhe nëse ju nuk keni asnjë sigurim shëndetësor, në Gjermani, juve si grua shtatzënë do t´ju jepet përkujdesje mjeksore.
Leja e lindjes
Në Gjermani punëdhënësi (psh. një firmë) është e detyruar me ligj për mbrojtjen e grave shtatzëna gjatë punës së tyre. Kjo quhet leja e lindjes. Nuk ka rëndësi, së çfarë shtetësie ju keni. Të ndaluara janë për shembull punët, të cilat janë të dëmshme për gruan dhe fëmijën, si psh. mbajtja e sendeve të rënda ose të ndenjurit në këmbë për një kohë të gjatë.
Leja e lindes para lindjes
Në gjashtë javët e fundit para datës së përllogaritur të lindjes, grave shtatzëna nuk u lejohet më që të punojnë. Ato kanë mundësinë që të vazhdojnë të punojnë, vetëm në rast se ato thonë vetë, se duan të punojnë edhe në këtë kohë. Por, gjatë 6 muajve të fundit para lindjes, ato në çdo kohë mund të vendosin, se nuk duan të punojnë më. Prapëseprapë ato do të vazhdojnë të marrin rrogën e tyre.
Leja e lindes pas lindjes (ndalim absolut i punësimit)
Normalisht nënave në Gjermani nuk u lejohet të punojnë tetë javë pas lindjes. Në rast lindje e parakohshme ose në rast lindje të shumënjakëve, atyre nuk u lejohet që të punojnë dymbëdhjetë javë pas lindjes - edhe në rast se ato vetë duan të punojnë.
Mbrojtja kundër pushimit nga puna
Nëse ju jeni shtatzënë, punëdhënësi juaj ka të drejtë t´ju pushojë nga puna vetëm për arsye tepër të rëndësishme (psh. vjedhje tek punëdhënësi), deri në 4 muaj pas lindjes. Deri në 2 javë pas pushimit nga puna ju mund t´i thoni punëdhënësit që jeni shtatzënë, në këtë rast pushimi nga puna nuk është i vlefshëm.
Lirim nga puna për kontrolle mjeksore
Nëse ju punoni tek një punëdhënës dhe jeni shatzënë, punëdhënësi juaj duhet t´ju lërë që të shkoni tek të gjitha kontrollet mjeksore preventive, edhe gjatë orarit të punës. Punëdhënësi duhet t´ju paguaj rrogën e plotë dhe nuk ka të drejtë të heqë para nga rroga, kur ju shkoni për kontroll mjeksor preventiv.
Në rast se ju keni një kontratë pune me afat të kufizuar, leja e lindjes është e vlefshme për aq kohë, sa zgjat kjo kontratë pune me afat të kufizuar.
Periudha prindërore
Gratë dhe burrat, të cilët janë të punësur tek një punëdhënës, kanë të drejtë që të lirohen nga puna deri në maksimal 3 vjet pas lindjes së një fëmije. Kjo do të thotë, që gruaja ose burri ose të dy, maksimal 3 vjet rresht nuk kanë nevojë që të punojnë, por ata natyrisht që nuk do të marrin para nga punëdhënësi.
Punëdhënësi është i deytruar që të mbajë vendin e punës ose një vend të ngjashëm pune të lirë për maksimal 3 vjet. Pas kësaj kohe, ju mund të punoni tek punëdhënësi juaj në vendin e njëjtë të punës ose në një vend të ngjashëm pune.
Zgjedhja e lirë e mamisë
Çdo grua shtatzënë, e cila është e siguruar tek një agjensi e sigurimit shëndetësor, ka mundësisë që gjatë shtatzënisë dhe pas shtatzënisë të ndihmohet nga një mami.
Agjensitë e sigurimit shëndetësor paguajnë këto shërbime të mamisë:
- Konsultat gjatë shtatzënisë
- Kontrollet mjeksore preventive, në rast se mjekja apo mjeku nuk i ka kryer këto kontrolle
- Ndihmë në rast ankesash gjatë shtatzënisë dhe dhimbjet e lindjes
- Përgatitja e lindjes (individuale ose në grup)
- Përkujdesja gjatë lindjes (ose gjatë një dështimi) në spital, në qendrën e lindjeve ose në shtëpi
- Përkujdesja në kohën e lehonisë (e ashtuquajtura „përkujdesja e mëpasshme“) deri në 12 javë pas lindjes
- Gjimnastikë e riformimit të trupit
Në rast problemesh të mëdha me
- Dhënien e gjirit,
- Shërimin e plagëve,
- Dëmtimin e zorrëve,
- Riformim i vonuar të trupit ose me probleme të tjera
agjensitë shtetërore të sigurimit shëndetësor paguajnë edhe vizita shtëpie shtesë të mamive.
Këtu ju mund të gjeni një mami afër vendit ku jetoni: www.hebammensuche.de
Nëse ju jeni shtatzënë dhe keni nevojë për ndihmë, atëherë ju në Gjermani keni të drejtë të konsultoheni.
Informacione dhe ndihmë ju mund të gjeni në www.geburt-vertraulich.de dhe 24 orë në ditë në numrin pa pagesë të telefonit 0800/ 40 40 020. Këtu nuk është e nevojshme që ju të thoni emrin tuaj. Keto do t´ju japin të dhënat e kontaktimit të një këshillueseje ose këshilluesi afër vendit ku jetoni dhe me këtë këshilluese ose këshillues ju mund të bisedoni për gjithçka.
حق استفاده از مشاوره
همه زنان و مردانی که در آلمان زندگی میکنند (حتی زیر 18 سال) حق استفاده از مشاوره رایگان در یک مرکز مشاوره دارند. هنگام مراجعه به مراکز مشاوره، نیازی نیست نام خود را ذکر کنید.
امکان مشاوره در باره موضوعات مختلف وجود دارد، ازجمله:
- کمکهای ممکن (از جمله کمک مالی) در هنگام بارداری و پس از تولد فرزند
- سؤالات مربوط به قوانین و حقوق
- سقط جنین
مراکز مشاوره، از سوی مراجع رسمی، تأیید شده اند. بسیاری از مشاوران به جز آلمانی، به زبانهای دیگر نیز صحبت میکنند.
میتوانید به تنهایی یا به همراه با شخص مورد اعتماد خود (مثلاً با شریک (پارتنر)، دوست یا مادر خود) به مراکز مشاوره مراجعه کنید.
مشاورین، در صورت عدم تمایل شما، اجازه ندارند مطالب گفتگو شده با شما را به اشخاص دیگر بگویند.
حمایت از مادران
در آلمان مطابق قانون، کارفرما (مثلاً یک شرکت ) موظف است از زنان باردار شاغل، حمایت کند که این امر حمایت از مادران نامیده میشود. تابعیت زنان در این مورد نقشی ندارد. از جمله میتوان به ممنوعیت اشتغال به کارهایی اشاره کرد که برای مادر یا فرزند زیان آور است مانند بلند کردن اشیاء سنگین و یا ایستادن به مدت طولانی.
حمایت از مادران پیش از زایمان:
شما در صورت حاملگی، به مدت شش هفته پیش از تاریخ محاسبه شده زایمان، مجاز به کار کردن نیستید اما اگر شخصاً بگوئید که تمایل به کار کردن در این مدت دارید، میتوانید به کارکردن ادامه دهید. اما در این صورت نیز در طول شش هفته پیش از زایمان، میتوانید در هر زمانی، تصمیم بگیرید که مایل به ادامه کار نیستید. با این وجود دستمزد شما در طول این مدت پرداخت خواهد شد.
حمایت از مادران پس از زایمان (ممنوعیت مطلق اشتغال):
در آلمان، مادران به طور معمول به مدت هشت هفته پس از زایمان، مجاز به کار کردن نیستند. در صورت زایمان پیش از موعد و یا تولد چندقلو، به مدت 12 هفته (حتی اگر هم بخواهید کار کنید) مجاز به کارکردن نیستید.
حق ممنوعیت اخراج توسط کارفرما:
اگر حامله باشید، کارفرما تا چهار ماه پس از زایمان، شما را فقط میتواند به دلایل مهمی (مانند دزدی در محل کار) اخراج کند. شما تا دو هفته پس از اخراج، مهلت دارید به کارفرمای خود اطلاع دهید که حامله هستید. در این صورت فسخ قرارداد کار از سوی کارفرما، باطل خواهد بود.
غیبت مجاز برای انجام معاینات:
کارفرما بایستی، در صورت حاملگی، به شما اجازه استفاده از کلیه معاینات پیشگیرانه را، حتی در طول ساعات کاری بدهد. کارفرما باید دستمزد شما را به طور کامل پرداخت کند و درصورت غیبت شما به دلیل انجام معاینات پیشگیرانه، حق کسر هیچگونه مبلغی را ندارد.
در صورتی که قرارداد کارتان موقت باشد، میتوانید تا پایان مدت قرارداد از حقوق مربوط به حمایت از مادران استفاده کنید.
مرخصی والدین
زنان و مردان شاغل در آلمان، پس از تولد فرزندشان حق دارند حداکثر به مدت سه سال از مرخصی والدین استفاده کنند. این مسئله به این معنا است که زن یا مرد و یا هر دو، حداکثر به مدت سه سال از کار معاف خواهند بود اما طبیعتاً از کارفرما، پولی دریافت نخواهند کرد.
کارفرما باید به مدت حداکثر سه سال پست فعلی یا پست مشابهی را برایتان آزاد نگهدارد. پس از پایان مدت میتوانید در همان پست و یا در پست مشابهی نزد همان کارفرمابه کار بپردازید.
انتخاب آزاد ماما (قابله)
هر زن بارداری که دارای بیمه درمانی باشد، میتواند در طول مدت بارداری و پس از زایمان از کمک یک ماما (قابله) بهره مند شود.
شرکتهای بیمه درمانی، خدمات مامایی زیر را میپردازند:
- مشاوره در دوران بارداری
- معاینات پیشگیرانه، در صورتی که این معاینات توسط پزشک انجام نشده باشد.
- کمک در صورت بروز مشکلات حاملگی و هنگام درد زایمان
- آماده سازی برای زایمان (به صورت انفرادی یا گروهی)
- مشاوره در هنگام زایمان (یا سقط جنین ناخواسته) در بیمارستان، مراکز مامائی زایمان یا در منزل
- مراقبت های پس از زایمان (که پس مراقبت زایمان نامیده میشود) به مدت هشت هفته پس از زایمان
- حرکات ورزشی جهت بازگشت به حالت اولیه پس از زایمان
در صورت بروز مشکلات بزرگ در زمینه:
- شیردادن
- بهبود زخم
- جراحت روده
- تأخیر در بازگشت به حالت اولیه یا سایر مشکلات
شرکتهای بیمه درمانی دولتی، هزینه معاینه و معالجه در منزل توسط ماما را نیز پرداخت میکند.
در اینجا میتوانید یک ماما (قابله) در نزدیکی محل سکونت خود بیابید.
در آلمان در صورتیکه حامله باشید و به کمک نیاز داشته باشید، حق استفاده از مشاوره دارید.
در صفحه www.geburt-vertraulich.de و به طور 24 ساعته با شماره تلفن رایگان 020 40 40 / 0800 اطلاعات و کمک در اختیارتان قرار داده میشود. نیازی به گفتن نامتان نیست و امکان تماس با مشاوری در نزدیکی محل سکونتتان فراهم میشود تا بتوانید با این مشاور در مورد همه مسائل صحبت کنید.