Çfarë është pornografia?

Tek pornografia hyjnë tekstet, fotografitë, filmat ose interpretimet e tjera, të cilat shfaqin veprime seksuale. Këtu bëhet fjalë vetëm për aktet fizike seksuale. Aspektet e tjera të seksualitetit, si përshembull dashuria dhe afeksioni, nuk përfillen. Për këtë arsye, pornografia asnjëherë nuk është njësoj si seksi i vërtetë. Pornografia shërben për të kënaqur interesin e njerëzve për gjëra seksuale.

Lejohet pornografia në Gjermani?

Në Gjermani lejohet prodhimi, shikimi, posedimi, blerja, shitja e materialit pornografik legal, tregtia ose shpërndarja e tij diku tjetër, në formën e teksteve, inçizimeve tonike, fotografive, filmave dhe interpretimeve të tjera.

Pornografia legale

  1. Të gjithë personat duhet të marrin pjesë me vullnet të lirë.
  2. Të gjithë personat duhet të jenë dakort me publikimin.
  3. Të gjithë personat duhet të jenë të paktën 18 vjeç.
  4. Për prodhimin, shikimin, posedimi, blerjen, shitjen e materialit pornografik, tregtinë ose shpërndarjen e tij diku tjetër, duhet të jesh të paktën 18 vjeç. Është e ndaluar që t´iu tregosh apo t´iu japësh personave nën moshën 18 vjeç material pornografik.

Pornografia ilegale: Çfarë është e ndaluar?

Ka disa lloje pornografie, të cilat janë të ndaluara në Gjermani. Edhe tentativa e prodhimin, shikimit, posedimi, blerjes, shitjes së pornografisë së tillë, tregtisë ose shpërndarjes së saj diku tjetër, ndëshkohet.

Të ndaluara janë:

  • Veprimet e dhunshme, si psh. përdhunimet
  • Veprimet seksuale të njerëzve me kafshët
  • Veprimet seksuale me fëmijët, pra me personat nën moshën 14 vjeç (shih edhe pornografinë me fëmijët) dhe/ose me adoleshentët deri në moshën 18 vjeç.
  • Fotografitë e një fëmije/adoleshenti të zhveshur ose pjesërisht të zhveshur, ne një pozicion trupi, i cili thekson karakteristikat seksuale në mënyrë të panatyrshme.
  • Fotografitë provokante seksuale të pjesës intime të trupit (vagina, prapanica dhe gjoksi tek vajzat ose prapanica dhe penisi tek djemtë) të një fëmije.