ESEspañol – Mutilación genital femenina

La mutilación genital femenina también se conoce como circuncisión femenina.

Sin embargo, es muy diferente de la circuncisión masculina, que consiste en cortar el prepucio del pene.

En la circuncisión femenina se extirpa el clítoris de las niñas o mujeres y, en ocasiones, también parte de los labios vaginales internos. A veces también se cosen los labios entre sí o la entrada a la vagina. Por eso es más correcto hablar de «mutilación».

La mutilación genital femenina aún se practica en muchos países africanos y en algunos países asiáticos. La llevan a cabo mujeres de la familia o de la comunidad cuando las niñas aún son pequeñas.

La mutilación genital femenina es una violación de los derechos humanos. En Europa está prohibida por laley. Las personas que practiquen una mutilación genital femenina pueden ser castigadas con la cárcel.

La Organización Mundial de la Salud distingue entre distintos tipos de mutilación genital femenina:

  • extirpación parcial o total del clítoris (tipo 1)
  • extirpación parcial o total del clítoris y de los labios vaginales (tipo 2)
  • sutura de los labios vaginales, dejando solo una pequeña abertura para que puedan salir la orina y la sangre (tipo 3)
  • cualquier otra intervención que lesione los órganos sexuales externos de la mujer, como pincharlos, cortarlos, arañarlos o quemarlos.

La mutilación genital femenina es peligrosa para la salud de las niñas y mujeres.

Sus consecuencias directas pueden ser:

  • dolor intenso
  • fiebre
  • hemorragias abundantes, que pueden llegar a ser mortales
  • lesión de otros órganos
  • terror y trauma psicológico
  • infecciones genitales o generalizadas
  • tétano
  • contagio del VIH u otras ITS (infecciones de transmisión sexual)
  • dolor al orinar

También pueden aparecer las siguientes consecuencias tardías en la pubertad y la vida adulta:

Hay distintas organizaciones que pueden asesorarla si ha sido o teme ser víctima de una mutilación genital femenina:
Por ejemplo:

SQShqip – Gjymtimi gjenital femëror

Gjymtimi gjenital femëror nganjëherë quhet edhe synet.

Synet ka edhe tek burrat. Gjatë synetit tek burrat bëhet heqja e lafshës së penisit.

Tek vajzat dhe gratë bëhet heqja e klitorit, nganjëherë edhe e pjesëve të buzëve të brendshme gjinore. Nganjëherë qepen edhe buzët gjinore së bashku. Ndonjëherë bëhet edhe qepja e hyrjes së vaginës. Prandaj, nocioni „gjymtim“ përshkruan, çfarë ndodh në të vërtetë.

Gjymtimi gjenital femëror vazhdon të kryhet edhe në shumë vende në Afrikë dhe disa vende në Azi. Gratë nga familja ose komuniteti e bëjnë këtë, kur vajzat janë ende të vogla.

Gjymtimi gjenital femëror është një shkelje e të drejtave të njeriut. Ai është në Evropë i ndaluar me ligj. Njerëzit, të cilët gjymtojnë pjesët gjenitale të vajzave apo grave, mund të dënohen me burgim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dallon lloje të ndryshme të gjymtimit gjenital femëror:

  • një heqje e pjesshme ose e plotë e  klitorit  (Tip 1)
  • një heqje e pjesshme ose e plotë e klitorit dhe e buzëve gjinore  (Tip 2)
  • një qepje bashkë e buzëve gjinore, ku gjatë kësaj lihet vetëm një hapje e vogël, me qëllim që urina dhe gjaku të nxirren jashtë nga trupi (Tip 3)
  • të gjitha ndërhyrjet e tjera të dëmshme në organet seksuale të dukshme të gruas, për shembull shpimi, prerja, kruarja dhe djegia.

 

Gjymtimi gjenital femëror është i rrezikshëm për shëndetin e vajzave dhe grave.

Pasoja të drejtpërdrejta të gjymtimit gjenital mund të jenë:

  • dhimbje të mëdha
  • temperaturë
  • gjakderdhje të rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekje
  • dëmtimi i organeve të tjera
  • frikë e madhe, traumë
  • infeksione në pjesët gjenitale apo edhe në gjithë trupin
  • tetanos
  • infektim me HIV ose IST-ë të tjera
  • dhimbje gjatë urinimit
  • Pasojat për vajzat gjatë pubertetit dhe më vonë në jetë si të rritura mund të jenë:
  • dhimbje gjatë  ciklit menstrual  dhe gjatë  urinimit
  • formimi i shenjave
  • një  lindje  e dhimbshme dhe e ndërlikuar për nënën dhe fëmijën
  • fistulat
  • jopjellori
  • marrëdhënie seksuale  të dhimbshme dhe dëshirë seksuale, të pakët
  • depresion dhe sëmundje të tjera mendore

Organizata të ndryshme ju këshillojnë, nëse është bërë ndaj jush gjymtimi gjenital femëror ose nëse keni frikë se kjo gjë mund t’ju ndodhte:
Për shembull këtu: