SQShqip – Çfarë janë të drejtat seksuale dhe riprodhuese?

Cilat janë të drejtat e mija në raport me seksualitetin?

Të drejtat që lidhen me seksualitetin derivojnë nga të Drejtat Njerëzore. Të Drejtat Njerëzore janë nënshkruar nga pjesa më e madhe e shteteve të botës. Edhe Gjermania i ka nënshkruar ato dhe duhet që t’i zbatojë këto të drejta.

E drejta e vetë-përcaktimit seksual

Ju keni të drejtë për ta përcaktuar vetë seksualitetin tuaj. Kjo do të thotë, se ju gjithashtu vendosni vetë, nëse doni dhe si doni ta jetoni seksualitetin tuaj.

Të gjitha aktet seksuale – pavarsisht nga mosha – duhet të jenë me vullnet të lirë, që do të thotë, askush nuk mund t’iu detyrojë për të kryer akte seksuale.

Ju mund të zgjidhni lirisht partneren ose partnerin tuaj.

Askush nuk duhet t‘iu diskriminojë ose t’iu sulmojë për shkak të seksualitetit tuaj.

E drejta e trajtimit të barabartë

Në Gjermani të gjithë njerëzit kanë të drejtë që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, fesë, botëkuptimit, moshës gjendjes shëndetësore (p.sh HIV-pozitiv, aftësitë e kufizuara fizike/mendore) ose për shkak të orientimit seksual.

E drejta për tu martuar ose për të mos u martuar

Ju keni të drejtë që të vendosni vetë, nëse doni të martoheni, me kë doni të martoheni dhe kur doni të martoheni. Askush nuk mund t’ju detyrojë që të martoheni më një person të caktuar. Ju gjithashtu mund të vendosni, se nuk dëshironi të martoheni.

Nëse jeni i martuar dhe nuk e dëshironi më këtë gjë, ju mund të divorcoheni.

E drejta e planifikimit familjar

Ju mund të vendosni vetë, se sa fëmijë dëshironi të keni me partneren ose partnerin tuaj. Askush nuk mund t’ju detyrojë që të lindni fëmijë. Mënyra më e mirë, është të diskutoni me partneren ose partnerin tuaj në lidhje më këtë gjë dhe të vendosni bashkërisht. 

Ju keni të drejtë që të informoheni në lidhje me metodat kontraceptive. Fëmijët dhe të rinjtë marrin informacion mbi metodat kontraceptive, p.sh përmes edukimit seksual në shkollë. Të rriturit mund të informohen në agjensitë e konsultimit ose përmes mjekëve. Përveç kësaj, Qendra Federale për Edukimin Shëndetësor (BzgA) ofron broshura dhe shërbime në internet në lidhje me këto metoda.

Ju mund të vendosni vetë, nëse doni të mbroheni ose jo. Mënyra më e mirë është, që të diskutoni me partneren ose partnerin tuaj në lidhje më të dhe të vensosni bashkërisht.

Condom

Të drejtat e vajzave dhe grave në situatën e një shtatëzënie (të padëshiruar)

Vajzat dhe gratë kanë mundësinë në Gjermani që të abortojnë shtatëzëninë e padëshiruar në 12 javët e para të saj. Për këtë askush nuk do të dënohet. Për një abort ka rregulla ligjore, të cilat duhet të respektohen.  

Edhe pas abortit ofrohet konsultim dhe përkrahje.

Vajzat dhe gratë nuk duhet të detyrohen për të kryer abort.

E drejta e mbrojtjes nga dhuna seksuale

Vetëm ju vendosni për trupin tuaj dhe, vetëm ju vendosni se cilat kontakte trupore lejoni dhe cilat jo. Kjo vlen edhe për kontaktet trupore nga familja ose të njohurit. Kur dikush iu prek kundër dëshirës ose iu detyron të kryeni akte seksuale, ky quhet abuzim seksual. Flisni rreth kësaj më dikë, që i besoni.

Nëse nuk dini se kujt t’i drejtoheni, shkoni në një agjensi konsultimi. Dhuna seksuale ndodh tek vajzat/gratë dhe tek djemtë/burrat.

ESEspañol – ¿Qué son los derechos sexuales y reproductivos?

¿Cuáles son mis derechos con respecto a la sexualidad?

Los derechos relativos a la sexualidad se derivan de los derechos humanos. Los derechos humanos han sido firmados por la mayoría de los países del mundo. También Alemania los ha firmado y debe respetar estos derechos.

El derecho a decidir sobre la propia sexualidad

Usted tiene derecho a decidir su sexualidad por sí mismo/a. Esto significa que también usted mismo/a decide si quiere vivir su sexualidad y cómo quiere hacerlo.

Todos los actos sexuales, independientemente de la edad, deben ser voluntarios, es decir, nadie puede obligarlo/a a realizar actos sexuales.

Usted puede elegir a su compañero/a libremente.

Nadie puede discriminarlo/a o atacarlo/a por su sexualidad.

El derecho a la igualdad de trato

En Alemania, todas las personas tienen derecho a recibir un trato igualitario. Nadie puede ser discriminado por motivos de sexo, origen, religión, ideología, edad, estado de salud (p. ej. VIH positivo, discapacitado físico/mental) u orientación sexual.

El derecho a casarse o a no casarse

Usted tiene derecho a decidir por sí mismo/a si quiere casarse, con quién quiere casarse y cuándo quiere casarse. Nadie puede obligarlo/a a casarse con una persona determinada. También puede decidir que no quiere casarse.

Si está casado/a y ya no quiere estarlo, puede divorciarse.

El derecho a la planificación familiar

Usted mismo/a puede decidir cuántos hijos quiere tener con su compañero/a. Nadie puede obligarlo/a a tener hijos. Lo mejor es que hable con su compañero/a sobre ello y decidan juntos.

Usted tiene derecho a informarse sobre los métodos anticonceptivos. Los niños y jóvenes reciben información sobre los métodos anticonceptivos, por ejemplo, mediante la educación sexual que se da en la escuela. Los adultos pueden informarse en los centros de asesoramiento o por medio de los/as médicos. Además, la BZgA ofrece folletos e información en internet en relación con este tema.

Usted mismo/a puede decidir si quiere utilizar anticonceptivos o no. Lo mejor es que hablen usted y su compañero/a sobre ello y decidan juntos.

Condom

Derechos de las niñas y mujeres en caso de un embarazo (no deseado)

En Alemania, las niñas y las mujeres tienen la posibilidad de terminar un embarazo no deseado en las primeras doce semanas. Por ello no se recibe ningún castigo. Para realizar un aborto inducido, no obstante, existen disposiciones legales que se deben cumplir. 

También después del aborto inducido hay asesoramiento y ayuda.

No se puede obligar ni a las niñas ni a las mujeres a terminar un embarazo.

El derecho a estar protegido de la violencia sexual

Solo usted decide sobre su cuerpo y solo usted decide qué contactos físicos permite y cuáles no. Esto también es aplicable a los contactos físicos por parte de familiares o conocidos. Si alguien lo/a toca en contra de su voluntad o lo/a obliga a realizar actos sexuales, esto es abuso sexual. Hable de ello con alguien de su confianza.

Si no sabe a quién puede dirigirse, acuda a un centro de asesoramiento. La violencia sexual se da en el caso de las niñas/mujeres y de los niños/hombres.