SQShqip – Prezervativi femëror

Prezervativi  për femra është një kontraceptiv pa efekte anësore. Ai ofron mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar dhe po ashtu nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (IST), për shembull nga HIV.

Prezervativi për femëra përbëhet nga një material plastik shumë i hollë dhe duket si një qese transparente. Ka një fund të mbyllur me një unazë të përthyeshme, e cila futet në vaginë (vagina). Fundi tjetër është i hapur dhe ka një unazë pak më të madhe, i cili parandalon që prezervativi për femra të rrëshqasë në vaginë gjatë seksit.

Çdo prezervativ femëror mund të përdoret vetëm një herë.

Female condom 01

Kështu përdoret prezervativi për femra

Kontracepsioni me prezervativ për femra kërkon pak praktikë. Prezervativi duhet të futet në vaginë para kontaktit të parë me penisin, sepse sperma (qelizat e spermës) dhe patogjenët mund të rrjedhin para orgazëmës së mashkullit.

Një produkt lubrifikues mund ta bëjë më të lehtë futjen e prezervativit femëror dhe po ashtu mund të parandalojë nxjerrjen e tij nga vagina me penisin.

Prezervativi mashkullor dhe ai femëror nuk duhet të përdoren në të njëjtën kohë. Sepse prezervativët mund të çahen.

  1. Kontrolloni datën e skadencës në paketim. Përdorni vetëm prezervativë femerorë me shenjën CE në paketim.
  2. Vendosni një produkt lubrifikues në pjesën e brendshme dhe të jashtme të prezervativit femëror.
  3. Shtypni unazën në skajin e mbyllur të prezervativit femëror.
  4. Fusni prezervativin femëror duke e mbajtur unazën të shtypur deri brenda vaginës.
  5. Vendosni një gisht në prezervativin femëror dhe shtyjeni atë lart, sa më shumë që të jetë e mundur.
  6. Unaza në skajin e hapur të prezervativit femëror mbetet jashtë trupit dhe mbulon zonën përreth vaginës.
  7. Unaza e jashtme e mban në vend prezervativin femëror gjatë marrëdhëniesseksuale.
  8. Pas seksit, kapni unazën e jashtme dhe rrotullojeni pak. Pas kësaj nxirreni jashtë prezervativin.
  9. Hidheni prezervativin e përdorur në plehra.

Kur prezervativi femëror rrëshqet brenda në vaginë

Nëse prezervativi femëror rrëshqet plotësisht në vaginë gjatë seksit ose nxirret jashtë me penisin, ekziston rreziku i shtatzënisë. Pas kësaj flisni me një mjeke, me një mjek në të njëjtën ditë ose të nesërmen, ose pyesni në farmaci për një kontracepsion emegjence.

Kostot

Prezervativët për femra mund t´i blini në farmaci ose në internet. Prezervativët për femra kushtojnë rreth 2 euro për copë, në varësi të madhësisë së paketimit. Në varësi të markës, mund të kushtojë edhe tepër më shumë. Kësaj i shtohen kostot për një produkt lubrifikues.

TRTürkçe – Kadın prezervatifi

Kadın prezervatifi (kondomu) yan etkisi olmayan bir doğum kontrol yöntemidir. İstenmeyen gebeliğe karşı ve ayrıca cinsel yolla bulaşan enfeksiyonlara (CYBE), örneğin HIV 'e karşı koruma sağlar.

Kadın prezervatifi çok ince plastikten yapılmıştır ve saydam bir küçük poşete benzer. Prezervatifin kapalı ucunda esnek bir halka bulunur ve bu halka vajinaya (döl yoluna) yerleştirilir. Kadın prezervatifinin diğer ucu açıktır ve seks sırasında vajinaya kaymasını engelleyen nispeten daha büyük bir halkası vardır.

Her kadın prezervatifi tek kullanımlıktır.

Female condom 01

Kadın prezervatifi nasıl kullanılır?

Kadın prezervatifiyle gebelikten korunmak için biraz pratik yapmak gerekir. Prezervatif penisle ilk temastan önce vajinaya yerleştirilmelidir, çünkü spermler (erkek üreme hücreleri) ve mikroplar orgazm olmadan önce de penisten akabilir.

Kayganlaştırıcı, kadın prezervatifinin yerleştirilmesini kolaylaştırabilir ve ayrıca penisle birlikte vajinadan çıkmasını önleyebilir.

Erkek prezervatifi ve kadın prezervatifi aynı anda kullanılmamalıdır. Bu durumda prezervatifler yırtılabilir.

Missing Translation

Kadın prezervatifi tamamen vajinanın içine kaçarsa

Kadın prezervatifiseks sırasında tamamen vajinanın içine kaçarsa veya penisle birlikte dışarı çıkarsa, gebelikriski doğar. Aynı gün veya ertesi gün bir doktorla konuşun veya bir eczanedenacil koruma yöntemi temin edin.

Maliyetler

Kadın prezervatiflerini eczanelerden veya internetten satın alabilirsiniz. Kadın prezervatiflerinin tanesi, paket boyutuna bağlı olarak yaklaşık 2 Euro'dur. Markaya bağlı olarak daha pahalı da olabilir. Ayrıca kayganlaştırıcının maliyetini de hesaba katmak gerekir.