Prezervativi për femra është një kontraceptiv pa efekte anësore. Ai ofron mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar dhe po ashtu nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (IST), për shembull nga HIV.
Prezervativi për femëra përbëhet nga një material plastik shumë i hollë dhe duket si një qese transparente. Ka një fund të mbyllur me një unazë të përthyeshme, e cila futet në vaginë (vagina). Fundi tjetër është i hapur dhe ka një unazë pak më të madhe, i cili parandalon që prezervativi për femra të rrëshqasë në vaginë gjatë seksit.
Çdo prezervativ femëror mund të përdoret vetëm një herë.
Kështu përdoret prezervativi për femra
Kontracepsioni me prezervativ për femra kërkon pak praktikë. Prezervativi duhet të futet në vaginë para kontaktit të parë me penisin, sepse sperma (qelizat e spermës) dhe patogjenët mund të rrjedhin para orgazëmës së mashkullit.
Një produkt lubrifikues mund ta bëjë më të lehtë futjen e prezervativit femëror dhe po ashtu mund të parandalojë nxjerrjen e tij nga vagina me penisin.
Prezervativi mashkullor dhe ai femëror nuk duhet të përdoren në të njëjtën kohë. Sepse prezervativët mund të çahen.
- Kontrolloni datën e skadencës në paketim. Përdorni vetëm prezervativë femerorë me shenjën CE në paketim.
- Vendosni një produkt lubrifikues në pjesën e brendshme dhe të jashtme të prezervativit femëror.
- Shtypni unazën në skajin e mbyllur të prezervativit femëror.
- Fusni prezervativin femëror duke e mbajtur unazën të shtypur deri brenda vaginës.
- Vendosni një gisht në prezervativin femëror dhe shtyjeni atë lart, sa më shumë që të jetë e mundur.
- Unaza në skajin e hapur të prezervativit femëror mbetet jashtë trupit dhe mbulon zonën përreth vaginës.
- Unaza e jashtme e mban në vend prezervativin femëror gjatë marrëdhëniesseksuale.
- Pas seksit, kapni unazën e jashtme dhe rrotullojeni pak. Pas kësaj nxirreni jashtë prezervativin.
- Hidheni prezervativin e përdorur në plehra.
Kur prezervativi femëror rrëshqet brenda në vaginë
Nëse prezervativi femëror rrëshqet plotësisht në vaginë gjatë seksit ose nxirret jashtë me penisin, ekziston rreziku i shtatzënisë. Pas kësaj flisni me një mjeke, me një mjek në të njëjtën ditë ose të nesërmen, ose pyesni në farmaci për një kontracepsion emegjence.
Kostot
Prezervativët për femra mund t´i blini në farmaci ose në internet. Prezervativët për femra kushtojnë rreth 2 euro për copë, në varësi të madhësisë së paketimit. Në varësi të markës, mund të kushtojë edhe tepër më shumë. Kësaj i shtohen kostot për një produkt lubrifikues.
Женский презерватив — это средство контрацепции без побочных эффектов. Он обеспечивает защиту от нежелательной беременности, а также от инфекций, передающихся половым путем (ИППП), таких как ВИЧ.
Женский презерватив сделан из очень тонкого пластика и выглядит как прозрачный мешочек. Он имеет закрытый конец с гибким кольцом, которое вставляется в вагину (во влагалище). Другой конец открыт и имеет кольцо чуть большего размера, которое не позволяет женскому презервативу проскользнуть в вагину во время секса.
Каждый женский презерватив можно использовать только один раз.
Как использовать женский презерватив
Использование женского презерватива для контрацепции требует определенной практики. Презерватив должен быть введен в вагину уже до первого контакта с пенисом, потому что спермии (сперматозоиды) и возбудители болезни могут вырваться наружу еще до оргазма мужчины.
Смазка может облегчить введение женского презерватива, а также предотвратить его вытаскивание из вагины вместе с пенисом.
Мужской и женский презервативы не должны использоваться одновременно. Презервативы могут порваться.
Когда женский презерватив полностью проскальзывает в вагину
Если женский презерватив полностью соскользнет в вагину во время секса или будет вытащен вместе с пенисом, существует рискбеременности. Обратитесь к врачу (к мужчине или женщине) в тот же день или на следующий день или попросите в аптекеэкстренную контрацепцию.
Расходы
Фемидомы приобретаются в аптеках и интернет-магазинах. Фемидомы стоят около 2 евро за штуку, в зависимости от размера упаковки. В зависимости от бренда, и значительно больше. Также необходимо оплатить смазочный материал.