Vendosni një prezervativ para penetrimit. Bëjeni në mënyrën e mëposhtme:
- Kontrolloni që data e skadencës nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.
- Hiqni qesen. Ka një prerje të vogël në njërën anë të paketimit për t'ju ndihmuar ju. Mos e hapni me gërshërë, thikë ose dhëmbë. Prezervativi mund të çahet. Kini kujdes me thonjtë e gjatë.
- Tërhiqni mbrapa lafshën nëse penisi nuk është bërë synet. Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit. Penisi duhet të jetë i ngritur (ereksion).
- Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni poshtë prezervativin mbi tërë penisin kështu ai nuk do të hiqet.
- Pas ejakulacionit, hiqni prezervativin nga penisi ndërkohë që ai është ende i ngritur.
- Mbajeni prezervativin te buza dhe sigurohuni që aspak spermë të rrjedhë jashtë.
- Lidheni prezervativin te buza në nyjë për të parandaluar spermën të derdhet jashtë. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.
Përdoreni prezervativin vetëm një herë.
Prezervativët janë të disponueshëm në madhësi të ndryshme, në varësi të trashësisë së penisit. Prezervativi nuk duhet të jetë shumë i ngushtë ose shumë i gjerë.
Mos përdorni 2 prezervativë në të njëjtën kohë. Prezervativët mund të çahen.
Përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji në prezervativ. Përdorni një lubrifikant veçanërisht kur kryeni seks anal.
Blerja e prezervativëve
Mund të blini prezervativë në një farmaci ose supermarket. Ndonjëherë ju mund t'i gjeni ata në dyqane të tjerë, bare dhe klube nate ose makina shitje. Disa organizata ofrojnë prezervativë falas.
Mettez un préservatif avant toute pénétration. Faites comme suit :
- Vérifiez que la date d’expiration n’est pas dépassée. Utilisez uniquement des préservatifs affichant le label de qualité CE sur l’emballage.
- Déchirez le sachet. Pour vous y aider, une petite incision est prévue sur un côté de l’emballage. Ne l’ouvrez pas avec des ciseaux, un couteau ou les dents. Le préservatif peut se déchirer. Faites attention si vous avez de longs ongles.
- Rétractez le prépuce si le pénis n’est pas circoncis. Appuyez sur l’extrémité du préservatif afin de laisser de l’espace pour le sperme et placez le préservatif sur le pénis. Le pénis doit être dur (en érection).
- Assurez-vous que le rebord roulé du préservatif est à l’extérieur. Déroulez le préservatif sur le pénis entier pour qu’il ne glisse pas.
- Après l’éjaculation, retirez le préservatif du pénis tant qu’il est encore dur.
- Tenez le préservatif au niveau du rebord et vérifiez qu’aucune goutte de sperme ne fuit.
- Nouez le préservatif pour empêcher le sperme de se répandre. Jetez le préservatif usagé à la poubelle.
Utilisez le préservatif une seule fois.
Les préservatifs sont disponibles en différentes tailles, selon l’épaisseur du pénis. Le préservatif ne doit être ni trop serré, ni trop lâche.
N’utilisez pas 2 préservatifs en même temps. Les préservatifs risqueraient de se déchirer.
Utilisez uniquement des lubrifiants à base d’eau sur le préservatif. Utilisez un lubrifiant pour le sexe anal notamment.
Acheter des préservatifs
Vous pouvez acheter des préservatifs à la pharmacie ou au supermarché. Parfois, vous pouvez également en trouver dans d’autres magasins, dans les bars et discothèques ou dans des distributeurs automatiques. Certaines organisations offrent gratuitement des préservatifs.