Metodë e kontracepsionit
Ju mund të përdorni një prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale nëse nuk planifikoni të keni një fëmijë. Është një metodë kontracepsioni.
Mbrojtja nga HIV dhe IST-të
Një prezervativ ju mbron ju dhe partnerin tuaj nga HIV dhe shumicën e IST-ve. Kjo zvogëlon rrezikun e një infeksioni me IST të tjera. Ai jo gjithmonë mbulon plotësisht plagë, flluskat dhe lythat në lëkurën tuaj dhe të partnerit tuaj. Në këtë rast, ju kaloni një rrezik infeksioni me një IST.
Për t’u mbrojtur nga HIV dhe për të ulur rrezikun e IST-ve të tjera, përdorni një prezervativ kur kryeni seksvaginal ose seks anal.
Shmangni të merrni gjak dhe spermë në gojën tuaj gjatë seksit oral; më pas rreziku i marrjes së HIV bëhet shumë i ulët. Përdorimi i një prezervativi kur bëni seks oral mund të ulë rrezikun e marrjes së IST-ve të tjera.
Nëse ju dhe partneri juaj nuk doni të përdorni një prezervativ, flisni me një mjek rreth të testuarit për IST ose HIV.
Blerja e prezervativëve
Mund të blini prezervativë në një farmaci ose supermarket. Ndonjëherë ju mund t'i gjeni ata në dyqane të tjerë, bare dhe klube nate ose makina shitje. Disa organizata ofrojnë prezervativë falas.
Ka gjithashtu prezervativ femëror.