Suche

DEDeutsch – Kein Kinderwunsch

Kein Kinderwunsch

Manche Menschen möchten Kinder haben, andere nicht. Beides ist in Ordnung und allein Ihre Entscheidung. Niemand darf Sie zwingen, Mutter oder Vater zu werden. Sie haben das Recht, selbst zu entscheiden.

Ob man Kinder haben möchte oder nicht, kann sich im Laufe des Lebens auch ändern. Vielleicht möchten Sie irgendwann später einmal Kinder haben, sind aber jetzt noch nicht bereit. Sie entscheiden, wann Sie Kinder haben möchten.

Verhütung

Wenn Sie jetzt keinen Kinderwunsch haben, sollten Sie beim Geschlechtsverkehr für Verhütung sorgen.

Es gibt unterschiedliche Mittel und Methoden zur Verhütung. Sprechen Sie mit Ihrer Partnerin/Ihrem Partner darüber.

SQShqip – Mungesa e dëshirës për të pasur fëmijë

Mungesa e dëshirës për të pasur fëmijë

Disa njerëz duan të kenë fëmijë, disa të tjerë jo. Të dyja janë të pranueshme dhe ky është tërësisht vendimi juaj. Askush nuk mund t´ju detyrojë që të bëheni nënë ose baba. Ju keni të drejtë të vendosni vetë.

Nëse dëshironi të keni fëmijë apo jo, kjo mund të ndryshojë gjatë rrjedhës së jetës suaj. Ndoshta ju dëshironi të keni fëmijë dikur në të ardhmen, por nuk jeni ende gati. Ju vendosni, se kur dëshironi të keni fëmijë.

Kontracepsioni

Nëse nuk dëshironi të keni fëmijë tani, atëherë duhet të përdorni kontracepsion gjatë marrëdhënieve seksuale.

Ka mjete dhe metoda të ndryshme kontracepsioni. Flisni me partneren/partnerin tuaj për këtë.