Suche

ENEnglish – What is sexual violence?

Sexualized violence

Sexualized violence is when someone attacks you with words or deeds that are meant sexually and wants to humiliate you with them. This person disrespects your boundaries in order to feel more powerful. This is an injustice and can be severely punished in Germany.

Men and sometimes women exercise sexualized violence. People affected by sexualized violence can be adults or children, and are most often girls and women.

Sexualized violence has many forms:

  • Someone talks to you using sexual words and wants to offend you with them.
  • Someone touches you on your chest or buttocks, even though you do not want them to.
  • Someone bothers you with sexual content on the phone, on the internet or in a text message.
  • Someone shows you pornographic pictures or films against your will or without asking you first.
  • Somebody forces you into sexual acts or wants you to watch sexual acts.

There are many other forms of sexualized violence. It is important to trust your feelings and take them seriously. No one is allowed to touch you sexually against your will or to commit any act of violence against you. You decide for yourself what you want and what you don't want.

Children can also be victims of sexualized violence.

People who experience sexualized violence often find it hard to seek help. They often feel ashamed or guilty. Getting help is a sign of strength. It shows that you will not just sit back and take it when someone hurts you. Every woman, every man, every girl and every boy has a right to help. You can find information on counselling and help in your area at zanzu.de, by calling the helpline "Violence Against Women" or from independent representatives for issues of sexual child abuse.

Reducing sexual offenses

In order to prevent sexual offenses, there is also help and counselling in Germany for people who have committed sexualized violence, or who fear that they could commit sexualized violence. Men (and women) who have a strong desire to sexually humiliate others can get help before anything happens. For help, see here. Men who are sexually attracted to children or adolescents can get help here .

SQShqip – Çfarë është dhuna seksuale?

Dhunë e seksualizuar

Dhunë e seksualizuar është, nëse dikush ju sulmon me fjalë apo me vepra, që janë të nënkuptuara seksualisht dhe kur dikush dëshiron t’ju poshtërojë me këtë. Ky person cenon kufijtë tuaj, me qëllim që nëpërmjet kësaj të ndihet më i fuqishëm. Kjo është një padrejtësi dhe mund të ndëshkohet rëndë në Gjermani.

Ka burra dhe pak gra që ushtrojnë dhunë të seksualizuar. Të prekur nga dhuna e seksualizuar mund të jenë të rritur dhe fëmijë, në shumicën e rasteve janë vajza dhe gra.

Dhuna e seksualizuar ka shumë forma:

  • Dikush flet me fjalë seksuale për ju dhe dëshiron t’ju fyejë me këtë.
  • Dikush ju prek për shembull në gjoks ose prapanicë, edhe pse ju nuk e doni këtë.
  • Dikush ju bezdis seksualisht në telefon, në internet, në një mesazh me përmbajtje seksuale.
  • Dikush ju tregon pa ju pyetur ose kundër vullnetit tuaj fotografi ose filma pornografikë
  • Dikush ju detyron për aktivitete seksuale ose dëshiron, që ju të shikoni gjatë kësaj.

Ka shumë forma të tjera të dhunës së seksualizuar. Është e rëndësishme që ju të keni besim tek ndjenjat tuaja dhe t’i merrni ato seriozisht. Askush nuk lejohet t’ju prekë seksualisht apo të ushtrojë dhunë ndaj jush kundër vullnetit tuaj. Ju vendosni vetë, çfarë dëshironi dhe çfarë jo.

Edhe fëmijët mund të jenë viktimë e dhunës së seksualizuar.

Njerëzit që përjetojnë dhunë të seksualizuar e kanë shpesh të vështirë të kërkojnë ndihmë. Ata shpesh kanë turp ose ndiehen fajtorë. Të kërkohet ndihmë, është shenjë e të qenit e fortë. Kjo tregon se ju nuk e pranoni, që dikush ju ka lënduar. Çdo grua, çdo burrë, çdo vajzë dhe çdo djalë ka të drejtë për ndihmë. Informacione për këshillim dhe ndihmë afër vendit ku jetoni mund t’i gjeni në zanzu.de, përmes telefonit për ndihmë „Dhuna ndaj grave“ ose tek I ngarkuari i pavarur me punë për çështjet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Një mënyrë për të pakësuar veprat penale seksuale

Për të penguar veprat penale të natyrës seksuale, ka në Gjermani po ashtu ndihmë dhe këshillim për njerëzit, të cilët kanë ushtruar dhunë të seksualizuar ose për ata, të cilët kanë frikë se mund të ushtrojnë dhunë të seksualizuar. Burrat (dhe gratë), të cilët kanë një dëshirë të fortë për t’i poshtëruar të tjerët seksualisht, mund të kërkojnë ndihmë para se të ndodhë diçka. Ju mund të gjeni ndihmë këtu. Burrat, të cilët ndiehen të tërhequr seksualisht nga fëmijët ose të rinjtë mund të marrin ndihmë këtu.