You can infect the foetus if an STI is not treated. It can be dangerous for the foetus if the STI is not treated. If you know you have an STI, talk to a doctor. He/she can help you to take the right steps to protect the foetus.
Almost all STIs can be treated during pregnancy without any danger to the foetus. Only hepatitis B should not be treated. The baby will have a vaccine after birth.
Herpes in the vagina in the last 3 months of pregnancy can be dangerous for the foetus. Contact a doctor immediately.
A pregnant woman is always tested for several STIs. If you want a test for a specific STI, you have to ask your doctor.
HIV
If you have HIV, you can still have healthy children:
- A pregnant woman with HIV has to take medicines during pregnancy and delivery. More than 99% of babies are then born without HIV.
- The baby will often be born by caesarean section. He/she can be born naturally if the doctor thinks it is safe.
- The baby needs to have medicines after birth.
- The mother cannot breast-feed her child. The breast-milk contains HIV. There are other ways to bond with your baby.
Ju mund të infektoni fetusin nëse një IST nuk është trajtuar. Mund të jetë e rrezikshme për fetusin nëse IST-ja nuk është trajtuar. Nëse e dini se keni një IST, flisni me një mjek. Ai/ajo mund t’ju ndihmojë të merrni hapat e duhur për të mbrojtur fetusin.
Gati të gjitha IST-të mund të trajtohen gjatë shtatzënisë pa ndonjë rrezik të fetusit. Vetëm hepatiti B nuk duhet të trajtohet. Foshnja do bëjë një vaksinë pas lindjes.
Herpesi në vaginë në 3 muajt e fundit të shtatzënisë mund të jetë i rrezikshëm për fetusin. Kontaktoni një mjek menjëherë.
Një grua shtatzënë gjithmonë testohet për disa IST. Nëse doni një test për një IST të caktuar, duhet të pyesni mjekun tuaj.
HIV
Nëse keni HIV, ju ende mund të keni fëmijë të shëndetshëm:
- Një grua shtatzënë me HIV duhet të marrë ilaçe gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Më shumë se 99% e foshnjave lindin më pas pa HIV.
- Foshnja shpesh do të lindë nëpërmjet operacionit cezarian. Ai/ajo mund të lindë në mënyrë natyrale nëse mjeku mendon se është e sigurt.
- Foshnja ka nevojë të marrë ilaçe pas lindjes.
- Nëna nuk mund të ushqejë me gji fëmijën e saj. Qumështi i gjirit përmban HIV. Ka mënyra të tjera për t’u lidhur me foshnjën tuaj.