Organet seksuale në trupin e një gruaje (organet e brendshme) janë:
- vagina (Vagina)
- qafa e mitrës (Zervix)
- mitra (Uterus)
- gypat e falopit (Tuben)
- vezoret (Ovarien)
Vagina
Vagina është një zgavër me një hapje nga jashtë. Kjo zgavër çon deri në hyrjen e mitrës (qafën e mitrës). Vagina është rreth 10 cm e thellë.
Vagina ka mure elastike, të cilat shtrihen afër njëri tjetrit. Muret mund të shtrëngohen (gjë që e bën hapjen më të ngushtë) ose të lirohen.
Gjatë ciklit menstrual një grua ka gjakderdhje nga vagina.
Në hyrje të vaginës ndodhet cipa e virgjërisë. Kjo është një kurorë indi të butë.
Gjatë marrëdhënieve seksualepenisi rrëshqet në vaginë (penetrimi).
Foshnjat vijnë në jetë gjatë lindjes nëpërmjet vaginës.
Mitra (Uterus)
Mitra duket si një dardhë, e cila qëndron me kokë poshtë. Pjesa e ngushtë e dardhës është qafa e mitrës.
Mitra rritet gjatë shtatzënisë së bashku me foshnjën. Pas lindjes mitra zvogëlohet përsëri ngadalë.
Qafa e mitrës (Zervix)
Qafa e mitrës del brenda në vaginë dhe është një pjesë e mitrës.
Goja e mitrës në fillim të qafës së mitrës është normalisht e mbyllur. Ajo hapet gjatë lindjes, sepse koka e foshnjës shtyn nga brenda mbi qafën e mitrës.
Gypat e falopit (Tuben)
Gruaja ka 2 gypa të falopi, afërsisht 10 deri 15 cm të gjata, nga një në çdo anë të mitrës.
Gypat e falopit transportojnë vezët nga vezoret për në mitër.
Vezoret (Ovarien)
Në vezore ruhen vezët e gruas. Një grua i ka që në lindje të gjitha vezët e saj.
Vezorja ka madhësinë e një luleshtrydheje.
Vezoret prodhojnë hormonet femërore.
Në vezoret e një gruaje të pjekur seksualisht piqet në shumicën e rasteve një herë në muaj një vezë. Nëse veza nuk fekondohet, fillon rreth 14 deri në 16 ditë më vonë cikli mujor. Por mund të ndodhë po ashtu që të piqet më shumë se një vezë brenda një muaji.
Hormonet gjithashtu ndikojnë në lëkurë, në dendësinë e kockave dhe në gjendjen shpirtërore. Ato i tregojnë trupit se si duhet të përgatitet ai për shtatzëninë.
Kur një grua bëhet më e moshuar, prodhimi i hormoneve femërore zvogëlohet. Kjo quhet menopauzë. Shumë gra ndjehen herë të trishtuara dhe herë të gëzuara përsëri në momentin tjetër (lëkundje të gjendjes shpirtërore). Ato po ashtu papritur mund të dërsijnë (valë të nxehta).
اندامهای جنسی در بدن زن (اندامهای جنسی داخلی) عبارت است از:
- مهبل (واژن)
- گردن رحم (سرویکس)
- رحم (زهدان)
- لوله های رحم (لوله های تخمدان یا لوله های فالوپ)
- تخمدانها
مهبل (واژن)
مهبل (واژن) فضای خالی است با دهانه ای به سمت بیرون. این فضای خالی به ورودی رحم (گردن رحم) منتهی میشود. عمق مهبل (واژن) حدود 10 سانتیمتر است.
لایه های جداره مهبل (واژن) قابل ارتجاع میباشند که با فاصله کمی از یکدیگر قرار دارند. جداره را میتوان به حالت انقباض (که باعث تنگ شدن دهانه میشود) یا به حالت انبساط در آورد.
زنان در طول مدت خونریزی ماهانه، از داخل مهبل (واژن) خونریزی دارند.
پرده بکارت در دهانه مهبل (واژن) قرار دارد که به صورت بافتی حلقوی و نرم است.
هنگام آمیزش جنسی، آلت جنسی مرد، داخل مهبل (واژن) میشود (دخول).
هنگام زایمان نوزاد از طریق مهبل (واژن) به دنیا می آید.
گردن رحم ( سـِرویکس)
گردن رحم تا مهبل (واژن) امتداد دارد و بخشی از رحم است.
دهانه رحم در ابتدای گردن رحم قرار دارد ومعمولاً بسته است. دهانه رحم هنگام زایمان باز میشود، چون سر نوزاد از داخل به گردن رحم فشار وارد می آورد.
لوله های رحم (لوله های تخمدان یا لوله های فالوپ)
زنان در دوطرف رحم دارای دو لوله رحم به طول حدود 10 تا 15 سانتیمتر میباشند.
لوله های رحم، تخمک را از تخمدان به رحم انتقال میدهد.
تخمدانها
تخمکهای زنان در تخمدان قراردارد. زن از موقع تولد همه تخمکهای خود را دارد.
اندازه تخمدان به بزرگی یک توت فرنگی است.
تخمدانها هورمونهای جنسی زنانه را تولید میکنند.
در تخمدانهای زنانی که در سن باروری هستند، غالباً هر ماه حداقل یک تخمک به حالت تخمک رسیده در می آید. اگر تخمک بارور نشود، حدود 14 تا 16 روز بعد، خونریزی ماهانه شروع میشود. اما ممکن است در یک ماه بیش از یک تخمک رسیده شود.
هورمونها بر روی پوست، تراکم استخوان و وضعیت روحی تأثیر میگذارند.
این تغییرات به بدن میگویند چگونه خود را آماده حاملگی کند.
تولید هورمونهای جنسی زنان، با بالاتر رفتن سن، کمتر میشود که یائسگی نام دارد. بسیاری از زنان به طور متناوب گاهی احساس غمگینی و لحظه ای بعد احساس خوشحالی میکنند (نوسانات حالت روحی). گاهی هم ناگهان به شدت عرق میکنند (گر گرفتن).