SQShqip – Cikli menstrual

Vezët  e një gruaje qëndrojnë në vezoret. Çdo muaj largohet një vezë e pjekur nga vezoret. Kjo do të thotë ovulacion.

Një prej  gypave të falopit transporton vezët në mitër. Mitra e gruas parapërgatitet çdo muaj për një shtatzëni: Membrana mukozë  e mitrës bëhet e trashë. Membrana mukozë shërben si fole për vezën (fekondimi).

Nëse veza nuk fekondohet, gruaja nuk mbetet shtatzënë. Membrana mukozë dhe gjaku rrjedhin nga mitra në  vaginë  dhe jashtë trupit. Kjo quhet cikël menstrual (menstruacion).

Një cikël menstrual zgjat afërsisht tre deri në shtatë ditë. Kohëzgjatja është e ndryshme tek çdo grua. Fillon të rritet përsëri membranë mukozë e re dhe fillon një cikël i ri.

Gjaku i ciklit menstrual mund të mblidhet me mjete të ndryshme. Këtu bëjnë pjesë peceta higjienike, tamponë, sfungjerë të vegjël menstruacioni ose kupa menstruacioni.

Cikli i parë menstrual

Një vajzë bëhet gjatë pubertetitpjellore, në përgjithësi në moshën prej 11 deri në 15 vjet. Nëse një vajzë është pjellore, ajo mund të bëjë fëmijë. Një vajzë është pjellore që prej ovulacionit të parë. Ajo mund të mbetet shtatzënë që para ciklit të parë menstrual. Edhe nëse ajo ka për herë marrëdhënie seksuale, ajo mund të mbetet shtatzënë.

Menopauza: Fundi i ciklit të menstruacioneve

Që në një moshë prej 45 deri në 55 vjeç një grua nuk ka më cikël menstruacionesh. Mosha e saktë është tek çdo grua ndryshe. Momenti i ciklit të fundit të menstruacioneve emërtohet si menopauzë. Gruaja pas kësaj nuk mund të mbetet më shtatzënë.

Njëfarë kohë para menopauzës ciklet e menstruacioneve janë të çrregullta. Kjo kohë quhet edhe vitet e menopauzës. Vitet e menopauzës mund të zgjatin prej disa muajsh deri në disa vjet. Gruaja mund të mbetet shtatzënë edhe në vitet e menopauzës, nëse ajo nuk parandalon. Flisni për këtë më së mirë me gjinekologen/gjinekologun tuaj.

Në vitet e menopauzës ndryshon prodhimi i  hormoneve. Tek disa gra shfaqen në këtë kohë ankesa, për shembull valë të nxehta, lëkundje të gjendjes shpirtërore, pagjumësi, vështirësi të përqendrimit, dhimbje koke dhe lodhje. Membrana mukozë e vaginës thahet dhe është e lëndueshme lehtë.

Metodat e kontracepsionit

Disa metoda kontracepsioni pengojnë, që të rritet membrana mukozë në mitër dhe që një vezë të piqet (ovulacioni). Këtu bëjnë pjesë disa pilula dhe spiralet hormonale. Në këtë rast gruaja nuk ka gjakderdhje ose shumë pak.

Marrëdhënie seksuale

Disa gra dëshirojnë edhe gjatë ciklit të tyre menstrual të kenë marrëdhënie seksuale, të tjera jo. Nëse ju e dëshironi këtë, mund të kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual. Gjatë kësaj nuk ka asnjë rrezikshëndetësor.

Ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë ciklit tuaj menstrual. Nëse ju nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, do të duhej të merrni një mjet kontracepsioni.

Në rast të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura gjatë ciklit menstrual ju mund të merrni më lehtë HIV.

UKПродовжте українською – Менструація

Яйцеклітини жінки знаходяться в яєчниках. Щомісяця з одного з яєчників виходить зріла яйцеклітина. Це називається овуляцією.

Одна з маткових труб транспортує яйцеклітину в матку. Щомісяця матка жінки готується до вагітності: Слизова оболонка матки потовщується. Слизова оболонка служить гніздом для плодового яйця (нідація).

Якщо яйцеклітина не запліднилася, жінка не завагітніє. Слизова оболонка і кров перетікають з матки в піхву і виходять з організму. Це називається менструальними виділеннями (менструацією).

Менструація триває приблизно від трьох до семи днів. Тривалість у кожної жінки різна. Нова слизова знову починає рости і починається новий цикл.

Менструальну кров можна збирати у різний спосіб. До них відносяться прокладки, тампони, менструальні губки або менструальна чаша.

Перша менструація

Дівчина стає фертильною під час статевого дозрівання, як правило, у віці від 11 до 15 років. Якщо дівчина фертильна, вона може мати дітей. Дівчина фертильна з моменту першої овуляції. Вона може завагітніти до першої менструації. Навіть якщо дівчина займається сексом вперше, вона може завагітніти.

Менопауза: припинення менструацій

У період від 45 до 55 років у жінки припиняються менструації. Точний вік для кожної жінки різний. Період останньої менструації називається менопаузою. Після цього жінка вже не може завагітніти.

Протягом деякого часу до настання менопаузи місячні нерегулярні. Це ще називають клімаксом. Менопауза може тривати від кількох місяців до кількох років. Навіть під час менопаузи жінка все ще може завагітніти, якщо не використовує засоби контрацепції. Краще поговорити з цього приводу зі своїм гінекологом.

Під час менопаузи змінюється вироблення жіночих гормонів. У деяких жінок у цей час виникають такі симптоми, як припливи, перепади настрою, безсоння, труднощі з концентрацією, головні болі та втома. Слизова оболонка піхви стає сухішою і легше травмується.

Методи контрацепції

Деякі методи контрацепції перешкоджають росту слизової оболонки матки або дозріванню яйцеклітини (овуляції). До них відносяться деякі таблетки та гормональна ВМС. У цьому випадку у жінки дуже слабкі менструальні виділення або вони зовсім відсутні.

Статевий акт

Деякі жінки хочуть мати статевий акт під час менструації, інші – ні. Під час менструації, якщо Ви хочете, Ви можете мати статевий акт. Жодного ризику для здоров’я немає.

Ви можете завагітніти під час менструації. Якщо Ви не хочете завагітніти, потрібно використовувати засоби контрацепції.

Якщо Ви займаєтесь незахищеним сексом під час менструації, Ви можете легше заразитися ВІЛ.