Gjinjtë janë dy harkimet në pjesën e përparme të trupit të femrës.
Çdo gjoks përbëhet nga yndyra, gjëndrat e qumështit dhe rrugët e qumështit:
- gjëndrat e qumështit (3): organe të vogla, të cilat prodhojnë qumështin e nënës
- rrugët e qumështit (4) : linja të vogla, të cilat transportojnë qumështin për tek thitha.
Funksioni i gjinjve
Gjinjtë kanë dy funksione:
- Pas lindjes gjinjtë formojnë qumështin e nënës. Me qumështin e nënës ju mund të ushqeni me gji foshnjën tuaj.
- Thithat janë shumë të ndjeshme. Prekja ose përkëdhelja e gjirit ose e thithave mund t’ju sjellë juve kënaqësi seksuale. Nëse ju jeni të eksituar seksualisht thithat tuaja forcohen. Thithat po ashtu mund të bëhen të forta edhe nga shkaqe të tjera, për shembull, nëse ju keni ftohtë.
Forma e gjinjve
Gjinjtë e çdo gruaje janë ndryshe. Gjinjtë mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, të rrumbullakët ose pak ovalë. Nuk është e rëndësishme për mënyrën e të funksionimit, si duken ato.
Gjinjtë gjatë shtatzënisë
Trupi juaj i parapërgatit gjinjtë tuaj gjatë shtatzëninë për ushqimin me gji.
Gjinjtë
- bëhen atëherë më të mëdha,
- bëhen më të ndjeshme dhe ato nganjëherë dhembin,
- nxjerrin ndoshta tanimë pak qumësht jashtë.
Gjinjtë pas lindjes
Pas lindjes gjinjtë tuaj nxjerrin jashtë një lëng, kulloshtrën. Ai është veçanërisht i pasur me proteina dhe ndihmon foshnjën për tretjen e parë të ushqimit. Nëse ju e vini foshnjën në gji, foshnja thith në thithë. Nëpërmjet kësaj nxitet prodhimi i qumështit. Pas dy ose tre ditësh gjinjtë prodhojnë mjaft qumësht nëne për të ushqyerit e foshnjës.
Nëse foshnja është shumë e dobët për të thithur, qumështi i nënës mund të thithet edhe me një pompë të vogël për qumështin. Foshnja mund të ushqehet megjithatë me qumështin e nënës.
Disa gra nuk kanë mjaft qumësht nëne. Atëherë foshnja ushqehet me qumësht artificial.
Pas mbarimit të dhënies së gjirit forma e gjirit në shumicën e rasteve është pak e ndryshuar. Ajo është më e flashkët dhe nganjëherë edhe me e vogël. Disa gra nuk duan të ushqejnë me gji, me qëllim që ta ruajnë formën e gjirit.
Les seins sont les deux proéminences se trouvant à l’avant du corps d’une femme.
Chaque sein se compose de graisse, de glandes mammaires et de canaux galactophores :
- glandes mammaires (3) : petits organes qui produisent le lait maternel ;
- canaux galactophores (4) : petits tuyaux qui amènent le lait au mamelon.
Fonctions des seins
Les seins ont 2 fonctions :
- Après une naissance, les seins de la mère produisent du lait maternel, qui vous permet d’allaiter votre bébé.
- Les mamelons sont très sensibles. Le fait de toucher ou de caresser les mamelons d’une femme peut lui procurer du plaisir sexuel. Quand une femme est excitée sexuellement, ses mamelons durcissent. Vos mamelons peuvent également durcir pour d’autres raisons, par exemple quand vous avez froid.
Forme des seins
La forme des seins varie d’une femme à l’autre. Les seins peuvent être petits ou grands, ronds ou légèrement ovales. Leur apparence n’a pas d’importance pour leur fonctionnement.
Les seins pendant la grossesse
Pendant la grossesse, vos seins se préparent à l’allaitement.
Ils
- grossissent
- deviennent plus sensibles et parfois douloureux,
- sont susceptibles de laisser échapper un peu de lait maternel.
Les seins après l’accouchement
Après l’accouchement, vos seins laissent échapper un liquide, le colostrum. Il est riche en protéines et aide votre bébé à digérer. Si vous mettez votre bébé au sein, le bébé tète le mamelon, ce qui stimule la production de lait. Au bout de 2 à 3 jours, les seins de la mère produisent suffisamment de lait maternel pour nourrir le bébé.
Si le bébé est trop faible pour téter, il est possible d’exprimer le lait maternel à l’aide d’un tire-lait. Ainsi, le bébé peut quand même être nourri au lait maternel.
Certaines femmes n’ont pas suffisamment de lait maternel. Le bébé doit alors être nourri au lait artificiel.
À la fin de l’allaitement, la forme des seins s’est généralement légèrement modifiée. Les seins sont plus flasques, parfois aussi plus petits. Certaines femmes ne souhaitent pas allaiter pour que leurs seins gardent leur forme initiale.