Prostitucion do të thotë që seksi ofrohet në shkëmbim të parave ose përfitimeve të tjera. Njerëzit, të cilët punojnë në prostitucion, thirren si punëtore/punëtorë të seksit ose si prostituta.
Në shumicën e rasteve janë gratë, të cilat iu ofrojnë shërbimet e tyre burrave. Por edhe burra ose personat trans mund të jenë punëtorë të seksit. Edhe shumica e klientëve të tyre janë burra, por ndonjëherë edhe gra.
Edhe në rast të seksit me pagesë, të gjithë njerëzit duhet të mbrojnë kufijtë e tyre si dhe të respektojnë kufijtë e njerëzve e tjerë.
Seksi i sigurt është veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit kur bëhet fjalë për seksin e paguar. Nëpërmjet seksit të sigurt ju mbroni vetën dhe të tjerët nga IST dhe nga shtatzënia e padëshiruar:
- Përdorni gjithmonë një prezervativ, kur kryhet depërtimi (marrëdhënie seksuale vaginale ose anale).
- Përdorni gjithashtu një prezervativ nëse keni seks oral. Nëse bëni cunnilingus (lëpini vulvën ose lini t’ju lëpinë), mund të prisni një prezervativ dhe ta vendosni mbi vulvë. Ju gjithashtu mund të përdorni një leckë për lëpirje.
- Nëse keni seks të pambrojtur, bisedoni me një person me veprimtari pune në sektorin shëndetësor, për t'u testuar për IST ose HIV.
- Konsumoni me kujdes alkoolin dhe drogën nëse keni seks. Përndryshe, ju mund të ndjeheni më pak i frenuar dhe të jeni më pak i vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.
Këshilla për punëtoret e seksit dhe për punëtorët e seksit
Është e rëndësishme që t'u kushtoni vëmendje pikave vijuese:
- Lutuni klientëve, t’ju paguajnë paraprakisht.
- Besoni në intuitën tuaj. Refuzoni klientët që ju duken të çuditshëm.
- Mbroni kufijtë tuaj. Shpjegoni qartë se çfarë doni të bëni dhe çfarë nuk bëni. Askush nuk mund t'ju detyrojë të bëni diçka kundër vullnetit tuaj.
- Krijoni një mjedis të sigurt. Nëse punoni vetëm: informoni një person të besuar. Shkruani emrat, numrat e telefonit ose targat e automjeteve.
Ju keni të drejtë të mbaroni kontaktin seksual në çdo kohë nëse mendoni se diçka nuk është në rregull.
Nëse keni pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mund të kontaktoni organizata të specializuara.
Prostitucioni dhe ligji
Prostitucioni është në shumicën e vendeve evropiane legal, nën kushte të caktuara. Në disa vende evropiane ai është ilegal.
Prostitucioni me forcë dhe trafikimi i njerëzve janë të ndaluara me ligj në të gjithë Evropën.
يقصد بالدعارة عرض ممارسة الجنس مقابل الحصول على مال أو مزايا أخرى. ويشار إلى الأشخاص الذين يعملون في الدعارة بممتهني/ممتهنات الجنس أو بائعي/بائعات الهوى.
العاملون في مجال الدعارة يكونون في أغلب الأحوال سيدات يقدمن خدماتهن للرجال. ولكن هناك أيضاً من الرجال ومغايري الجنس مَن يعمل في هذا المجال. ويكون معظم زبائنهم من الرجال، وفي بعض الأحيان من النساء أيضاً.
يجب أيضاً في إطار الجنس المدفوع أن يحرص الجميع على حماية حدودهم واحترام حدود الآخرين.
إن ممارسة اتصال جنسي آمن أمر في غاية الأهمية لكل من العاملين في مجال الدعارة وزبائنهم. فمن خلال ممارسة جنسية آمنة يحمي الشخص نفسه والآخرين من العدوى المنقولة جنسياً وكذلك من حدوث حمل غير مرغوب فيه:
- احرص دائماً على استخدام الواقي الذكري عند الإيلاج (سواء كان الاتصال الجنسي عن طريق المهبل أو الشرج).
- استخدم الواقي الذكري أيضاً أثناء ممارسة الجنس الفموي (لعقالقضيب). عند الرغبة في لعق الفرج يمكن شق الواقي الذكري طولياً ووضعه على الفرج. كما يمكن استخدام الواقي الفموي.
- إذا قمت بممارسة الجنس دون استخدام وسيلة للوقاية، فتوجه إلى أحد أخصائي الرعاية الصحية لإجراء اختبارات الكشف عن أي عدوى منقولة جنسياً أو فيروس نقص المناعة البشرية.
- توخى الحذر من عواقب تناول الكحول والمخدرات عند ممارسة الجنس، فهما يجعلانك أقل اكتراثاً وإدراكاً للمخاطر المحتملة.
نصائح للعاملين في مجال الدعارة
احرص على الاهتمام بالنقاط التالية:
- اطلب من الزبائن أن يقوموا بالدفع مقدماً.
- ثق في إحساسك، ارفض التعامل مع الزبائن التي تبدو غريبة بالنسبة لك.
- احرص على حماية حدودك. أبلغ الزبون بوضوح عن الممارسات التي تريد القيام به وكذلك عما لا تريده. لا يجوز لأي شخص أن يجبرك على فعل شيء لا ترغب فيه.
- وفر لنفسك قدراً من الأمان. إذا كنت تعمل بمفردك، أبلغ أحد المقربين إليك، دوّن الأسماء أو أرقام الهواتف أو أرقام لوحات السيارات.
لديك الحق في إيقاف الاتصال الجنسي في أي وقت، إذا شعرت أن شيئا ما ليس على ما يرام. إذا كان لديك أي استفسار أو كنت في حاجة إلى مساعدة، يمكنك الاتصال بالمنظمات المختصة.
إذا كنت عاملًا في الجنس وكانت لديك أسئلة أو بحاجة إلى المساعدة، يمكنك الاتصال بالمنظمات المختصة.
الدعارة والقانون
تعتبر الدعارة في معظم الدول الأوروبية ممارسة قانونية في ظروف معينة. كما تعتبر في بعض الدول الأوروبية غير قانونية.
يحظر القانون في جميع أنحاء أوروبا الدعارة القسرية وتجارة البشر.