SQShqip – Vështirësi për të mbetur shtatzënë

Vështirësi për të mbetur shtatzënë

Tek disa çifteshtatzënia funksionon shumë shpejt, disa të tjerë duhet të përpiqen për një kohë të gjatë. Është krejtësisht normale që mund të zgjasë deri në një vit, derisa një grua të mbetet shtatzënë.

Më pak pjellore?

Nëse zgjat më shumë, kjo mund të jetë për shkak të fertilitetit të burrit ose të gruas. Ndoshta nuk ka mjaftueshëm qeliza spermatozoide (spermatozoidë) në spermën e burrit. Ose gruaja nuk ovulon në çdo cikël. Fertiliteti zvogëlohet me kalimin e moshës. Gratë janë më pak pjellore nga mesi i të 30-tave dhe meshkujt nga mesi i të 40-tave. Ka shumë arsye për një fertilitet më të ulët të çiftit.

Flisni për këtë me mjeken ose mjekun tuaj. Gruaja mund të kontrollohet nga një gjinekologe ose një gjinekolog. Burri mund të shkojë më mirë tek një urolog ose urologe. Çiftet mund të kontrollohen dhe këshillohen edhe së bashku në një klinikë fertiliteti.

Trajtoni infertilitetin

Nëse dëshira për të pasur fëmijë mbetet e paplotësuar, gratë dhe burrat duhet të kontrollohen nga një mjeke specialiste ose mjek specialist, që mund të jetë një gjinekologe, një gjinekolog, nje urologe ose një urolog. Ai ose ajo mund të zbulojë shkakun e infertilitetit. Vetëm atëherë do të jetë e qartë se cila metodë mund të përdoret më mirë për trajtimin e infertilitetit.

ENEnglish – Difficulties getting pregnant

Difficulties getting pregnant

Some couples get pregnant very quickly, while others have to try for a long time. It is quite normal for it to take up to 1 year for the woman to get pregnant.

Less fertile?

If it takes longer, it may be due to the man’s or woman’s fertility. Perhaps the man does not have enough sperm cells (sperms) in his semen. Or the woman may not ovulate in every menstrual cycle. Fertility declines as people get older. Women are less fertile from their mid-30s onwards, and men from their mid-40s. There are many reasons why a couple might be less fertile.

Talk to your doctor. The woman can be examined by a gynaecologist. The man should consult a urologist. Couples may also go to a fertility clinic for an examination and advice.

Treating infertility

If their desire for a child remains unfulfilled, the couple should go to a specialist for an examination. This may be a gynaecologist or a urologist. The specialist can identify the cause of the infertility. It is only then that the best way of treating the infertility can be determined.