Kontracepsioni emergjent
Gjatë kontracepsionit mund të ndodhin gabime. Ndonjëherë harrojmë të përdorim kontracepsionin. Në këtë rast emergjence, “pilula e emergjencës” ose “spiralja e emergjencës” mund të jetë një opsion për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar.
„Pilula e emergjencës“ është një tabletë hormonale, e cila merret një herë. Ajo mund të vonojë ovulimin (ovulacion) dhe në këtë mënyrë të parandalojë fekondimin e vezës. Për këtë qëllim ajo duhet të merret pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose pas një dështimi kontraceptiv, idealisht në të njëjtën ditë ose të nesërmen.
„Pilula e emergjencës“ mund të blihet në farmaci pa recetë. Aty ofrohen edhe konsultime. Natën dhe gjatë fundjavës mund të shkoni në shërbimin e urgjencës së farmacisë ose në klinikën ambulatore të spitalit më të afërt.
Informacione të tjera të rëndësishme
- „Pilula e emergjencës“ duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur pas marrëdhëniesseksuale të pambrojtur, mundësisht brenda 12 orëve. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më i madh është rreziku që të ndodhë shtatzënia. Pesë ditë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur, është tepër vonë për “pilulën e emergjencës”.
- Nëse menstruacionet (gjakderdhja menstruale) ndodhin afërsisht në ditën e pritshme dhe me intensitet normal, kjo është një shenjë që nuk jeni shtatzënë. Nëse nuk jeni të sigurt, është më mirë të bëni një test shtatzënie.
- Nëse tashmë jeni shtatzënë, “pilula e emergjencës” nuk do ta ndërpresë këtë shtatzëni. Nuk mendohet se “pilula e emergjencës” mund të shkaktojë ndonjë dëmtim të embrionit.
- Disa medikamente mund të kufizojnë efektin e “pilulës së emergjencës”. Nëse merrni rregullisht medikamente ose i keni marrë ato së fundmi, konsultohuni në lidhje me këtë në farmaci ose me një mjeke ose mjek.
- Në rast mbipeshe të tepruar, “pilula e emergjencës” mund të mos funksionojë mirë.
- Tek disa gra shkaktohen dhimbje koke, të përziera dhe dhimbje barku nga “pilula e emergjencës”. Mund të ndodhin edhe gjakderdhje ndërmenstruale, ndjeshmëri të gjirit dhe të vjella. Disa gra ndjejnë marrje mendsh ose trullosje pas marrjes së saj, dhe si pasojë e kësaj ato nuk duhet të ngasin makinën.
Kostot „Pilula e emergjencës“
„Pilula e emergjencës“ kushton nga 16 deri në 30 euro (ose pak më shumë).
Për gratë me sigurim shëndetësor ligjor, kostot e “pilulës së emergjencës” mbulohen deri në ditëlindjen e tyre të 22-të, nëse ato kanë marrë një recetë nga mjeku, para blerjes së saj.
Në disa qytete, kostot e kontraceptivëve mbulohen nëse një grua ka pak para.
„Spiralja e emergjencës“ është një spirale bakri, e cila vendoset në mitër. Atë ju mund ta përdorni si “kontracepsion emergjent” nëse kanë kaluar pak më shumë se pesë ditë nga dështimi i kontraceptivëve dhe që në këto momente dëshironi të përdorni spiralen e bakrit si mënyrë kontracepsioni.
Nëse, pas dështimit të kontraceptivëve, fekondimi tashmë ka ndodhur, spiralja mund të parandalojë implantimin e kësaj veze të fekonduar në mitër. Sapo veza të jetë implantuar, ju jeni shtatzënë dhe më pas është tepër vonë për “spiralen e emergjencës”.
„Spiralja e emergjencës“ mund të vendoset vetëm nga një mjeke ose mjek. Në çdo rast, do të kontrollohet paraprakisht nëse jeni tashmë shtatzënë.
Kostot „Spiralja e emergjencës“
„Spiralja e emergjencës“ kushton në varësi të modelit, nga 120 deri në 300 euro. Çmimi mbulon konsultimin, kontrollin dhe vendosjen e spirales. Krahas kësaj, kontrolli i rregullt mjekësor i rekomanduar kushton 20 deri në 50 euro.
Nëse vajzat e reja janë të siguruara tek një agjensi e sigurimit shëndetësor ligjor, kostot e spirales mund të mbulohen plotësisht ose pjesërisht deri në ditëlindjen e tyre të 22-të. Pyesni në lidhje me këtë mjeken ose mjekun tuaj.
Në disa qytete, kostot e kontraceptivëve mbulohen nëse një grua ka pak para.
Weitere wichtige Informationen
- Die „Pille danach“ muss so schnell wie möglich nach dem ungeschützten Geschlechtsverkehr eingenommen werden, am besten innerhalb von 12 Stunden. Je mehr Zeit vergeht, umso größer ist die Gefahr, dass es doch zu einer Schwangerschaft kommt. Ab fünf Tagen nach dem ungeschützten Geschlechtsverkehr ist es für die „Pille danach“ zu spät.
- Kommt die Menstruation (Monatsblutung) ungefähr zum erwarteten Tag und in normaler Stärke, ist das ein Zeichen, dass Sie nicht schwanger sind. Wenn Sie unsicher sind, machen Sie am besten einen Schwangerschaftstest.
- Sind Sie bereits schwanger, kommt es durch die „Pille danach“ nicht zum Abbruch dieser Schwangerschaft. Eine Schädigung des Embryos durch die „Pille danach“ ist nicht zu erwarten.
- Manche Medikamente können die Wirkung der „Pille danach“ einschränken. Wenn Sie regelmäßig Medikamente einnehmen oder bis vor kurzem eingenommen haben, sprechen Sie dies in der Apotheke oder bei einer Ärztin oder einem Arzt an.
- Bei starkem Übergewicht wirkt die „Pille danach“ möglicherweise nicht so gut.
- Manche Frauen bekommen von der „Pille danach“ Kopfschmerzen, Übelkeit und Bauchschmerzen. Auch Zwischenblutungen, Brustspannen und Erbrechen können auftreten. Manche Frauen fühlen sich nach der Einnahme schwindlig oder benommen, sodass sie nicht Auto fahren sollten.
Kosten „Pille danach“
Die „Pille danach“ kostet zwischen 16 und 30 Euro (oder etwas mehr).
Bei gesetzlich krankenversicherten Frauen werden bis zum 22. Geburtstag die Kosten für die „Pille danach“ übernommen, wenn sie vor dem Kauf ein ärztliches Rezept ausstellen lassen.
In manchen Städten werden die Kosten für Verhütungsmittel übernommen, wenn eine Frau wenig Geld hat.
Kosten „Spirale danach“
Die „Spirale danach“, kostet je nach Modell zwischen 120 und 300 Euro. Der Preis gilt für Beratung, Untersuchung und das Einsetzen der Spirale. Die empfohlene regelmäßige ärztliche Kontrolle kostet außerdem 20 bis 50 Euro.
Wenn junge Frauen in einer gesetzlichen Krankenkasse versichert sind, werden bis zum 22. Geburtstag die Kosten für die Spirale möglicherweise ganz oder anteilig übernommen. Fragen Sie dazu Ihre Ärztin oder Ihren Arzt.
In manchen Städten werden die Kosten für Verhütungsmittel übernommen, wenn eine Frau wenig Geld hat.