PPE (profilaksia pas ekspozimit) është një trajtim me ilaçe për virusinHIV pas kontaktit seksual pa mbrojtje dhe në rast dyshimi të arsyetuar për një infektim potencial. Trajtimi zvogëlon rrezikun e një infeksioni me virusin HIV. Trajtimi duhet të fillojë brenda 3 ditëve nga kontakti i rrezikshëm.