Fimoza
SQShqip – Fimoza
Fimoza është termi në fushën profesionale për ngushtimin e lafshës. Lëkura e lafshës është shumë e ngushtë nëse shtyrja e plotë e saj prapa kokës së penisit bëhet me vështirësi dhe shoqërohet me dhimbje. Pothuajse të gjithë djemtë lindin me një ngushtim të lafshës, e cila zakonisht zgjidhet gjatë fëmijërisë.
Fimoza mund të trajtohet ose me pomada të posaçme, ose nëpërmjet një operacioni (syneti).
ENEnglish – Phimosis
Phimosis is the medical term for a tight foreskin. The foreskin is too tight if it cannot be fully pulled back behind the glans without difficulty and pain. Almost all boys are born with a tight foreskin, and usually it resolves during their childhood.
Phimosis can be treated with special ointments or by surgery (circumcision).