Partner violence is any form of violence between 2 people who have an emotional and/or sexual bond (relationship). Partner violence often shows that there is no equality between the partners.
Violence between partners is forbidden by law.
Partner violence can happen in all classes and cultures of society.
Kinds of partner violence
There are 4 kinds of partner violence:
- Psychological violence, for example: insults, humiliation, threats or ignoring your partner.
- Physical violence, for example: beating, kicking, rough treatment, forcing your partner to perform or endure harmful acts (for instance: having to bathe in too-hot water).
- Sexual violence, for example: forcing your partner to have sex (rape), forcing him/her to watch pornography.
- Economic violence, for example: deciding what to do with yours or your partner’s money against his/her will, providing insufficient household money, denying him/her necessary material goods.
Solving partner violence
When a discussion threatens to end in violence, go to a safe place, even if it is only for a short time. Once you are safe, you can think about what you need and what you can do.
It is hard to solve partner violence on your own. partner violence is likely to happen more than once. Get in touch with professional services, like your doctor, the police or crisis care centres. If you want, you can ask a person you trust to accompany you. You can also call the helpline for partner violence.
Professionals will listen to you without judging you. They also respect your privacy.
If you want to end the violence, you do not necessarily have to end your relationship or leave your partner. Whatever decision you make, always think about your own (and your children’s) safety and wellbeing.
If you feel less self-confident, guilty or ashamed, do not blame yourself. These feelings often result from partner violence.
If you are an offender, you can find help to stop you from repeating partner violence in the future. Look for professional help.
Dhuna ndaj partnerit është çdo formë dhune midis 2 njerëzve të cilët kanë një lidhje emocionale dhe/ose seksuale (marrëdhënia). Dhuna ndaj partnerit shpesh tregon se nuk ka barazi midis partnerëve.
Dhuna midis partnerëve ndalohet me ligj.
Dhuna ndaj partnerit mund të ndodhë në të gjitha klasat dhe kulturat e shoqërisë.
Lloje të dhunës ndaj partnerit
Ka 4 lloje të dhunës ndaj partnerit:
- Dhuna psikologjike, për shembull: fyerjet, poshtërimi, kërcënimet ose të injorosh partnerin tuaj.
- Dhuna fizike, për shembull: të rrahësh, të qëllosh, trajtimi i ashpër, të detyrosh partnerin tuaj të kryejë ose të durojë akte të dëmshme (për shembull: të bësh dush në ujë shumë të nxehtë).
- Dhuna seksuale, për shembull: të detyrosh partnerin tuaj të bëjë seks (përdhunimi), ta detyrosh atë/atë të shohë pornografi.
- Dhuna ekonomike, për shembull: të vendosësh çfarë të bësh m paratë tuaja ose të partnerit tuaj kundër vullnetit të tij/të saj, duke siguruar të holla të pamjaftueshme për shtëpinë, duke i mohuar atij/asaj të mirat e nevojshme materiale.
Të zgjidhësh dhunën ndaj partnerit
Kur një diskutim paralajmëron të përfundojë në dhunë, shkoni në një vend të sigurt, edhe nëse është për një kohë të shkurtër. Sapo të jeni i sigurt, ju mund të mendoni për çfarë doni dhe çfarë ju mund të bëni.
Është e vështirë të zgjidhni dhunën ndaj partnerit vetëm. Dhuna ndaj partnerit është e mundur të ndodhë më shumë se një herë. Lidhuni me shërbimet profesioniste, si mjeku juaj, policia ose qendra e kujdesit të krizave. Nëse doni, ju mund t'i kërkoni një personi që besoni t'ju shoqërojë. Gjithashtu ju mund t'i telefononi linjës së ndihmës për dhunë ndaj partnerit.
Profesionistët do ju dëgjojnë pa ju gjykuar. Ata gjithashtu respektojnë privatësinë tuaj.
Nëse doni t'i jepni fund dhunës, nuk keni pse detyrimisht të përfundoni marrëdhënien tuaj ose të lini partnerin tuaj. Çfarëdo mendimi ju merrni, gjithmonë mendoni për sigurinë e vetes tuaj (dhe të fëmijëve të tu) dhe mirëqenien.
Nëse ndjeheni më pak i sigurt në vetvete, fajtor ose i turpëruar, mos fajësoni veten. Këto ndjenja shpesh rezultojnë nga dhuna ndaj partnerit.
Nëse jeni një ofendues, ju mund të gjeni ndihmë për t'ju ndaluar në përsëritjen e dhunës ndaj partnerit në të ardhmen. Kërkoni ndihmë profesionale.